Doni që parfumi të zgjasë me orë të tëra? Ja 5 këshillat që duhet të ndiqni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse do të duhej t’i kategorizonim vajzat dhe gratë sipas aromës së tyre, ndoshta do t’i ndanim në dy grupe: ato që zgjedhin një aromë për gjithë jetën dhe ato që duan të kundërmojnë ndryshe çdo stinë apo edhe çdo ditë.

Megjithatë, pavarësisht se cilës kategori i përkisni, një gjë është e sigurt: dëshironi që parfumi juaj të zgjasë më shumë dhe të mos “zbehet” pas një kohe të shkurtër. Disa aroma janë më të forta dhe zgjasin shumë vetëm me një sprucim, ndërsa të tjerat kanë nevojë për pak “ndihmë” për të qëndruar më gjatë në lëkurë.

Dhe ne jemi këtu për të dhënë disa këshilla shumë të vlefshme:

Spruconi në pikat e pulsit

Pas veshëve, në qafë dhe në kyçet e dorës. Këto janë vendet më të mira për të sprucuar parfumin. Në këto zona temperatura e trupit ndihmon në përthithjen e aromës, duke e bërë atë të zgjasë më gjatë.

Ku duhet ta aplikoni në raste specifike

Nëse keni shpesh në kontakt me të tjerët, provoni të hidhni parfumin në duar, bërryla, kraharor dhe pjesën e pasme të qafës. Këto zona janë ideale për të krijuar një aromë tuajën, veçanërisht kur keni një kontakt fizik, si për shembull përqafimi.

Spruconi flokët dhe rrobat

Pëlhurat dhe flokët e mbajnë më mirë aromën, pasi nuk janë aq të ngrohta sa lëkura. Nëse parfumi juaj avullon shpejt për shkak të nxehtësisë, provoni të spruconi pak në jakën e këmishës suaj apo në të tjera veshje. Kini kujdes, së pari testoni parfumin në një zonë jo shumë të dukshme për të shmangur çdo njollë.

Lexo edhe :  Flokët: Trajtime stilimi afatgjatë, nga perms deri tek keratina

Aplikimi në lëkurën e hidratuar

Për të ndihmuar aromën të zgjasë më gjatë, sprucojeni atë në lëkurën e hidratuar. Hidratimi krijon një shtresë mbrojtëse që ngadalëson avullimin e aromës dhe rrit kohëzgjatjen.

Zgjidhni aromat me nota të qëndrueshme

Aromat me nota si druri dhe qelibar kanë tendencë të zgjasin më gjatë, pasi këta përbërës priren të qëndrojnë në lëkurë për orë të tëra./   S,M

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV