Kush ishte këngëtari që vdiq duke shpëtuar të tjerët nga zjarri në diskotekën e Koçanit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tragjedi e rëndë goditi Maqedoninë e Veriut, ku një zjarr shkatërrues në klubin e natës “Pulse” në Koçan mori jetën e të paktën 59 personave.

Mes viktimave ishte edhe Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e grupit të njohur hip-hop DNK. Sipas dëshmitarëve, Gorgievski fillimisht arriti të dilte nga ndërtesa në flakë, por u kthye brenda për të shpëtuar të tjerët.

Fatkeqësisht, një pjesë e tavanit u shemb mbi të, duke e bllokuar bashkë me dhjetëra persona të tjerë, përfshirë edhe të mitur që kishin ardhur për koncertin.

Ai la pas një familje të pikëlluar dhe vajzën e tij dhjetëvjeçare, Janën. Trupi i tij u identifikua nga gruaja dhe nëna e tij, përpara se të dërgohej për autopsi.

Kush ishte Andrej Gorgievski?
I lindur dhe rritur në Shkup, Andrej Gorgievski ishte një nga figurat kryesore të muzikës hip-hop maqedonase. Ai e themeloi DNK në fillim të viteve 2000 së bashku me Vladimir Blažev (Panço), i cili i mbijetoi zjarrit por ndodhet në spital me djegie të rënda.

Gorgievski ishte autor i shumë hiteve të DNK, një grup i njohur për temat sociale, miqësinë dhe dashurinë në tekstet e tyre. Disa nga këngët më të njohura të grupit janë Fala, Ako utre me nema, Srce, Amajlija dhe Romani.

Këngëtarja e njohur maqedonase Kaliopi i kushtoi një postim prekës në rrjetet sociale: “Andrej… Zemra ime po copëtohet. Humanizmi yt shkëlqeu edhe në çastet e fundit, duke shpëtuar jetë. Nuk duhej të ishte kështu… Ndihem e pikëlluar dhe e zemëruar”.

Tragjedia preku edhe anëtarë të tjerë të grupit DNK. Përveç Andrejit, u konfirmua vdekja e tastieristit Filip Stefanovski, kitaristit Aleksandar Kolarov, bateristit Gorđi Gorđiev dhe vokalistes mbështetëse Sara Projkovska. Mes viktimave ishin gjithashtu beatboxeri Martin Atanasovski (Martin Buco) dhe Igor Velkov, një tjetër baterist i grupit./k.k

Të fundit

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”,gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.6 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Ndërron jetë Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit

Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit, vdiq në Gjermani, pas shumë dekadash si emigrante në Nju Jork, me qëllim...

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po zgjerohet. Prokurorët federalë kanë bërë të...

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The Economist. Vestiaire Collective është një...

Lajme të tjera

Web TV