Lapaj sfidon Ramën: Të pres kur të duash e ku të duash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet” në zgjedhjet e përgjithshme të 11majit, Adriatik Lapaj përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, thotë se  vendimi i guximshëm i koalicionit për të garuar me lista të hapura i ka tërbuar gjithë pengmarrësit e Tiranës.

Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta”, thotë Lapaj në postimin e tij.

Ndërsa në një tjetër postim Adriatik Lapaj i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur gati për debat me të.

Pas akuzave të Ramës, se ai ka futur babain në listat e kandidatëve të koalicionit, Lapaj shkruan se nuk do t’i kthejë përgjigje pasi është i zënë me takime.

Më tej, ai thotë se hyri në politikë për të imponuar garën si standard.

Zoti Rama do muhabet, por jam i zënë me takime. Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash!”, përfundon mesazhi i kryetarit të lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj./   S,M

Të fundit

Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq

Deri tani kemi dëgjuar dhe lexuar gjithçka për ushqimin e shëndetshëm, dhe tendencat e dietës ndryshojnë po aq shpesh...

Korça zbardhet nga bora, ulje e ndjeshme e temperaturave

Juglindja e vendit është zgjuar në pushtetin e reshjeve të dëborës. Në qoftë se para disa ditësh temperaturat në Korçë shënuan 23 gradë celsius...

Lajmi i fundit/ Qëllohet me armë zjarri “CFO Pharma”, 20 plumba në drejtim të biznesit

Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të kompanisë “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli gjatë natës. Raportohet se në drejtim të godinës, e cila ndodhet...

“Vdekja është më e mirë se jeta!”/ Dëshmitë rrëqethëse pas sulmeve të Izraelit në Gaza

Dëshmi rrëqethëse vijnë nga Gaza e cila është zgjuar sot nën sulmet masive të Izraelit, ku humbën jetën qindra njerëz, mes tyre gra dhe...

Thaçit i refuzohet pjesëmarrja në varrimin e të atit /Grenell ndan postimin e Ramës

  Ai ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social X, i cili kritikonte ashpër gjykatën për refuzimin e kërkesës së Thaçit, teksa...

Lajme të tjera

Web TV