‘Pasaportën e BE, jua jep vetëm PS’/ Rama: Do thyejmë rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama, gjatë takimit me të rinjtë në Fier, u shpreh se pasaportën e BE ja jep vetëm Partia Socialiste. Sipas tij, të jesh tifoz partiak në 11 maj është të mos duash të mirën e përbashkët pa dashje. Rama u shpreh ndër të tjera që në Fier do të thyejnë rekord sepse PD nuk ka asnjë shans të fitojë.

“Me pasaportën e BE kërkon punë në cdo derë sikur je në Shqipëri. Nëse je me pasaportën e BE shërbimi shëndetësor, rimbursimet janë njësoj si për ty dhe francezin nëse shkon në Francë. Kjo vlen edhe për emigrantët që ende nuk kanë marrë pasaportën e atij vendi. Studentët, prindërit duhet të mendojnë që pasaportën e BE ja japim vetëm ne, me kë do flasi BE me bufin kanë kaluar vite. Kështu që në momentin kur prindërit cojnë fëmijët në BE për studime ata janë studentë të BE.

Për punën, është e njëjta gjë deri dhe për rastet në nevojë.me pasaportën e BE nëse ke nevojë për dicka, ambasada më e afërt e ka detyrë të të marri në mbrojtje. Është një punë e madhe që duhet bërë që atyre që do votojnë në 11 maj të kenë të qartë se vota është shumë më tepër se votë partiake.

Të jesh tifoz partiak në 11 maj, është të mos duash të mirën e përbashkët pa dashje. Është të jesh i keq i vetes, të mos duash veten. Në Fier, kemi arsyet të besojmë se do thyejmë rekord, këtu nuk kanë asnjë shans. “/   S,M

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV