Rama: Pesha historike e këtyre zgjedhjeve, lidhet me fatin evropian të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se pesha historike e zgjedhjeve të 11 majit, lidhet me fatin evropian të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij me kandidatët e PS në Fier, Rama u shpreh se brenda mandatit të katërt, vendi do të jetë anëtar i Bashkimit Evropian.

“Jeni me siguri i vetmi grup deputetësh nga e gjithë skuadra, që prezantoheni tre herë. Kjo tregon që keni krijuar sinergji të plotë, që edhe drejtuesja politike mezi pret t’iu prezantojë. Dua të them që, kini parasysh se komunikimi ynë me të gjithë njerëzit me të cilët do të flasim përmes jush, duhet të jetë i fokusuar, me kryefjalë peshën historike që kanë këto zgjedhje. Pesha historike e këtyre zgjedhjeve lidhet me fatin evropian të Shqipërisë. Për herë të parë, qysh se ne e kemi nisur si shtet këtë rrugëtim është hapur një dritare mundësie që është e prekshme dhe aktuale. Mund të bëhemi anëtar të BE në harkun e një mandati të vetëm”, theksoi ai./  S,M 

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati gri! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11...

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”,gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.6 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Ndërron jetë Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit

Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit, vdiq në Gjermani, pas shumë dekadash si emigrante në Nju Jork, me qëllim...

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po zgjerohet. Prokurorët federalë kanë bërë të...

Lajme të tjera

Web TV