“Sa do na e bëni rrogën në mandatin e katërt”? Ja si iu përgjigjet Rama mësuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një bisedë me mësuesit e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mësuesit janë një ndër kategoritë shoqërore që janë të vlerësuara financiarisht në vendin tonë.

Kryeministri tha se sot paga mesatare e mësuesve ka shkrua në 930 euro. Sakaq ai theksoi se paga duhet të ishte më tepër, ndërsa patoni se është i vetëdijshëm për këtë.

Rama u pyet nga një mësuese se sa “do e çojë rrogën e mësuesve në mandatin e katërt”. Rama tha se së shpejti do të bëjë hanin tjetër ku do të paraqesë objektivat për mandatin e katërt, përfshirë këtu edhe rrogat e mësuesve.

“Do bëjmë së shpejti edhe hapin tjetër të paraqitjes së objektivave, e keni dëgjuar besoj që mua më thonë ky ja di këtij populli dele se njëherë me tepsi, njëherë me kazan, njëherë me timon, tani me bufë e me kënete dhe s’ka program. Këto lloj qershish mbi tortë janë mjete komunikimi dhe thjeshtëzojnë komunikimin por nuk janë absolutisht as program,  as tërësia e arsyeve se pse ne duam mandate

Falë programit tonë sot Shqipëria është tjetër nga ajo që ishte, Shqipëria sot një hap larg realizmit të një ëndrre shumë të vjetër.  Nuk ka pasur BE në kohën e Skënderbeut por gjithmonë ka pasur prirje të brendshme të shqiptarëve për të parë në diell, aty ku dielli lind andej nga perëndon.

Nëse ne nuk do kishim objektiva ne nuk do ishim do në kushtet që ti merrnim BE dakordësinë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.  Sot të gjithë në BE e thonë me gojën plotë Shqipëria dhe Mali i Zi janë më afër.

Drejt Shqipërisë 2030 do bëjmë hapa të mëdhenj, më të mëdhenj se sot. Janë bërë shumë gjëra gati, janë thyer shumë tabu. Sigurisht do i ndajmë më publikun objektivat që kemi për pagat, biznesin, çiftet e reja, edhe pak durim dhe do ju tregojmë saktësisht të gjitha ato që kemi, jo se nuk i di, por nuk dua të prish planin.”– tha Rama./    S,M

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV