Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës ku në rend dite janë 25 pika për diskutim.
Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.
Ndër pikat që bien në sy dhe kanë më shumë interes janë përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së, me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar te Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.
Komisioni gjithashtu ka përzgjedhur më 11 mars, edhe 2 emrat kandidatë për kryetarë, teksa fituesi bëhet njëkohësisht edhe anëtari i 11 i Këshillit, përveçse drejtues. Zëvendësuesi i i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.
Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve.
Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.
Në listën me 10 kandidatë të Këshillit Drejtues të RTSH-së bie në sy emra si aktorët Bujar Kapexhiu, Rajmonda Bulku dhe Zamira Kita, regjisori Robert Budina, kompozitori Osman Mula, si dhe emrat e Pano Xhixho, Lorenc Vangjeli, Enio Civici, Alket Braho dhe Petrit Beci.
10 emrat e përzgjedhur për anëtarë:
Bujar Kapexhiu
Rajmonda Bulku
Zamira Kita
Robert Budina
Osman Mula
Pano Xhixho
Lorenc Vangjeli
Enio Civici
Alket Braho
Petrit Beci
2 emrat për kryetar Këshilli:
Fatjon Hoxhalli
Helidon Haliti
RENDI I DITËS NË KUVEND, 17 MARS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 14, datë 13.3.2025 të Kryetares së Kuvendit, Znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.3.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Projektligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-
77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
4.Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.75/2019, “Për Rininë””.
(Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
5.Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave (INSTAT)”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 9, pika 2, të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, i ndryshuar, nenit 15, pika 3, të ligjit nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”, si dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
6.Projektvendim “Për miratimin e Planit Vjetor 2024 për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, pikes 5 të nenit 9 të ligjit nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar dhe dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Laureta Roshi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash
për miratim)
8.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Etleva Smaçi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash
për miratim)
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Mentor Beqa anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
10.Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri nga kandidaturat e Akademisë së Shkencave. (Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka zgjedhur 2 (dy) kandidatura nga propozimet e Akademisë së Shkenacave, kandidatura e z. Vasil Tole dhe Mariglen Kasmi).
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
11.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Alma (Liço) Mirakaj anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
12.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Simon Mirakaj anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
13.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Niuton Mulleti anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar nenit 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
14.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Enio Civici anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për
miratim).
15.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Pano Xhixho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për
miratim).
16.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Alket Braho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
17.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Zamira Kita anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
18.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Lorenc Vangjeli anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
19.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Bujar Kapexhiu anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr.
97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
20.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Osman Mula anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për
miratim).
21.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Petrit Beci anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
22.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Rajmonda Bulku anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
23.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Robert Budina anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 93, 94 dhe 100 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për
miratim).
24.Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”. (Projektvendimi 1, Projektvendimi 2)
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit dhe të nenit 95, pika 3, shkronja “ç”, të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, si dhe neneve 55 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
25.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve./e.t