Spiropali mesazh deputetëve që mbetën jashtë listave: Do më mungoni shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën e fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa shumë prej ligjvënësve të kësaj legjislature (2021-2025) nuk do të jenë në Parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e pas 2 muajve.

Kjo duket se ka mallëngjyer kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila në fjalën e saj shprehur falenderime për deputetët.

Falenderoj ish Kryetaren, znj. Lindita Nikolla, për drejtimin me përkushtim, kompetencë e integritet të Kuvendit gjatë tre viteve të legjislaturës.

Falenderoj zëvendëskryetarët e Kuvendit Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Enkelejd Alibeaj dhe Agron Gjekmarkaj, kryetarët e grupeve parlamentare dhe të komisioneve të përhershme, të posaçme e hetimore të Kuvendit, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Falenderoj të gjithë ju, për kontributin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë në shërbim të qytetarëve.

Atyre që do të rizgjidhen në legjislaturën e re, u uroj suksese në vazhdimin e karrierës parlamentare.

Për ju, të dashura kolege e kolegë që nuk keni dëshiruar të vijoni karrierën parlamentare si edhe për ju që nuk do të mund të rizgjidheni, ju uroj nga zemra mbarësi dhe vijim të shërbimit tuaj ndaj Shqipërisë, në detyra të tjera.

Ju keni shërbyer me përkushtim në Kuvendin e Shqipërisë dhe do i mungoni komisioneve dhe kësaj salle”, tha Spiropali./   S,M

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV