KPA rrëzon vendimin e KPK duke rikthyer në detyrë prokuroren e Fierit, Violeta Shkurta. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, vendosën rrëzimin e vendimit të KPK ku prokurorja Shkurta u shkarkua për shkak se nuk justifikonte pasurinë.
Violeta Shkurta e ka nisur karrierën si oficere e policisë gjyqësore në vitin 1989 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta u promovua si drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Fierit.