Zgjedhjet/ Meta parashikon rezultatin nga qelia: Në Tiranë 20 mandate, Berati e Korça…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta, President i PL-së, i cili prej tetorit 2024 ndodhet në qeli me vendim të GJKKO-së, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit kandidon në listën e hapur të koalicionit ‘Shqipëria Madhështore’ në Qarkun e Tiranës, ka bërë një parashikim lidhur me rezultatin zgjedhor.

Meta është shprehur se koalicioni opozitar ka potencialin për të siguruar 20 mandate në kryeqytet, ndërsa ka parashikuar ndryshime të mëdha edhe në qarqe të tjera.

Sipas tij, Berati do të përjetojë një përmbysje historike, ndërsa Durrësi, Elbasani dhe Lezha do të jenë epiqendra të fitores opozitare.

Në një intervistë për Syri, Meta shprehet se përveç Tiranës, mund të them me bindje të plotë se përmbysjen më të madhe nga ana cilësore e sasiore do e bëjë Berati, të cilin e njoh shumë mirë.

Nga 5-2 për PS-në, ky qark do të shkojë 4-3 për opozitën. Të mos harrojmë se zgjedhjet e fundit LSI ja vodhën mandatin për 75 vota, e kjo ishte marrëveshje e dy palëve. Po kështu, Lefter Maliqi, nga që ishte gënjyer nga Luli, bëri fushatë kundër opozitës. Tani situata është krejt e kundërt.

Koalicioni i bërë i jep me lehtësi maksimale 3 deputetë në çdo rast opozitës, por përballja e dy ekipeve, e ndryshon balancing në 4 me 3 për opozitën. Për këtë duhet vetëm 1 votë më shumë

Jam i bindur se Durrësi dhe Elbasani do bëjnë një ndryshim të madh, ndërsa Lezha do shënojë një diferencë të thellë 5-2 për opozitën.

Ndërkohë që Qarku i Korçës do jetë një surprizë tjetër ku Partia e Lirisë padyshim ka përfaqësimin më dinjitoz që ka pasur ndonjëherë me Dr. Gentian Çala, një personalitet i shkëlqyer jo vetëm i mjekësisë”, shprehet Meta./   S,M

Të fundit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 99 lekë në blerje dhe 99.7 lekë në shitje. Dollari...

Media britanike ‘Express’: Shqipëria, vendi i bukur europian ku po vërshojnë turistët

Vendi i vogël ballkanik, Shqipëria, po shndërrohet shumë shpejt në një destinacion popullor për vizitorët britanikë pasi vendet kryesore si Spanja po bëhen më...

Në Kinë të lumtur për mbylljen e Zërit të Amerikës: Faleminderit shoku Trump

Një influencer nacionalist e quajti atë “vërtetë shpërblyese.” Një tjetër tha se po qeshte me të madhe. Dhe një editorial i medias shtetërore përshëndeti...

Turizmi e nis mbarë, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50%, kryesojnë italianët

Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj në strukturat...

Parashikimi i motit për sot, 18 mars 20254

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin...

Lajme të tjera

Web TV