Begaj pret ministrat kroatë të Mbrojtjes: E ardhmja e Ballkanit, prioritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić.

Marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe situata në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.
Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin strategjik midis dy vendeve aleate në NATO dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat, sipas tij, janë në këtë nivel për shkak të prioriteteve të përrbashkëta të politikës së jashtme dhe vizionit të njëjtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dhe Kroacia ndajnë një partneritet afatgjatë dhe strategjik brenda NATO-s.

 

Kreu i Shtetit përshëndeti nënshkrimin e deklaratës së përbashkët midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, e cila, në gjykimin e tij, është materializimi i një bashkëpunimi të dëshmuar ndër vite.
Përballë zhvillimeve gjeopolitike, dinamike dhe komplekse, me ndikim jo vetëm në zonën Euroatlantike, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Begaj theksoi se çështja e stabilitetit është një angazhim që duhet të zbatohet përmes besimit, dialogut dhe bashkëpunimit.
Presidenti Begaj vlerësoi se me gjithë përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në organizatat Euroatlantike garantohet stabilitet i qëndrueshëm, si edhe politika zhvillimore për vendet  e rajonit dhe qytetarët.

Kroacia ka qenë gjithmonë në mbështetje të shqiptarëve në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë përmes trupave të shumtë në KFOR, dhe për këtë Presidenti Begaj i përcolli mirënjohjen numrit dy të qeverisë kroate, z. Ivan Anušić.
Gjithashtu, u vlerësua se lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Kroacisë mbeten thelbësore jo vetëm në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, por dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta në një sërë sektorësh, duke përfshirë energjinë, infrastrukturën, mbrojtjen, ekonominë, bujqësinë, shkencën, turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit./k.k

Të fundit

PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vjeçarja po bënte...

”Historike”/Rama: I fundit i burgosur politik, Fatos Nano me urdhër të bufit të kënetës

“Për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kush e bëri këtë? Prokurorët ishin aty edhe...

‘Nuk të ndahem këmba-këmbës’/Momenti pikant me nxënësin me 7-ta që ‘tërboi’ kryeministrin

Teksa u përshëndet me një prej tyre, nxënës shkolle i klasës së tetë në Zhitom, (Bardhaj-Drobonik), kreu i qeverisë e pyeti për mësimet dhe...

“Vota për kënetën, e çuar dëm”/ Rama: Më 11 maj, të kapim trenin për t’u futur në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se vota për Sali Berishën, është një votë e çuar dëm. Në Berat, kreu i qeverisë nënvizoi se më 11 maj,...

Euro arrin nivelin më të lartë në pesë muaj, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit?

Monedha europiane arriti nivelet më të larta në më shumë se pesë muaj kundrejt dollarit amerikan, ndërsa parlamenti gjerman pritet të votojë një rritje...

Lajme të tjera

Web TV