‘Berisha mban peng PD-në’, Sula: Nëse mund Ramën, do i ulem në gjunjë e do i puth këmbët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka zbuluar detaje nga prapaskenat e heqjes së emrit të tij nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku ai u strehua përkohësisht. Sula ka folur edhe për negociatat me Partinë Demokratike dhe kushtin që i ka vendosur Sali Berishës për të qenë në lista.

Ai ka thënë se PD mund të fitojë 4 mandate, ndërsa ai do të mundësonte mandatin e gjashtë për demokratët në Elbasan.

Megjithatë, Sula ka shprehur mbështetje për SPAK dhe kreun e tij, Altin Dumani, duke e cilësuar atë si njeriun më të pakorruptuar. Ai ka thënë se Dumani është i gatshëm të ndjekë ligjin deri në fund, duke përmendur se do të arrestonte dhe nënën e tij nëse do të shkelte ligjin.

Në lidhje me lidershipin e Partisë Demokratike, Sula ka dhënë një mesazh të fortë. Ai ka theksuar se nëse Berisha humb zgjedhjet, ai duhet të lërë PD-në që të rinovohet, duke paralajmëruar se nëse Berisha e mban peng, PD-ja është e destinuar të humbasë gjithçka. Sula ka thënë se nëse Berisha vazhdon të mbajë kontrollin mbi PD-në, kjo parti do të varroset përfundimisht.

‘Më kontaktoi Noka në kohën kur u mor vesh që nuk isha dakord me sjelljen e Lapajt… Lapaj humbi e shansin e jetës së vet politike se mandatin e parë do ta kishte në Elbasan …Po jam SPAK-ist, Altin Dumani nuk korruptohet, edhe nënën e vet e fut në burg nëse shkel ligjin. Jam I qartë nëse Sali Berisha … mund Edi Ramën unë Dashnor Sula ish student i 8 dhjetorit do i ulem në gjunjë e do i puth këmbët e s’do të merrem me politikë. Nëse i humb zgjedhjet i kërkoj të çlirojë çliroje PD që ndonëse është opozitë të mund të ringrihet. Nëse Berisha do e mbajë peng. PD është e destinuar të ikë me arkivol në Tufinë apo Sharrë ku do të varroset Berisha’, tha Sula./   S,M

Lexo edhe :  Rama kërkon votën e durrsakëve, duet me Noizyn në takimin përmbyllës të fushatës

Të fundit

Fansja kërcënon me padi 10 milionë dollarëshe: Receta e Meghan Markle më dogji trupin

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi...

Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete!

Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të vjetër. Por shpesh Ministria...

PS e Vlorës i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit deri më 21:00!

Gara e çiklizmit “Giro D’Italia” që po mbahet për herë të parë edhe në Shqipëri, parashikon një plan masash sigurie rrugore dhe rendi nga...

Libri “Kur sunduesit grinden”, dëshmi e madhështisë së Ismail Kadaresë

Shpendi Topollaj Pasi e lexova me një kënaqësi të madhe deri në mahnitje librin e Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”, e kuptova se sa e...

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre identitete

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një apartament dhe dy llogari bankare të një shqiptari me tre identitete, i arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje...

Lajme të tjera

Web TV