“Për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kush e bëri këtë? Prokurorët ishin aty edhe përpara. Altin Dumani është një person i cili meriton shumë respekt, aty ishte prokuror. Ka bërë ndonjë gjë nga këto më përpara? Pse nuk e bënte më përpara? Si ka mundësi, deri sa erdhi kjo ditë, një ministër nuk është thirrur nga një prokuror i pavarur dhe nuk është gjykuar nga një gjykatës i pavarur. I fundit i burgosur politik ishte Fatos Nano, me urdhër të bufit të kënetës. Ne, PS dorëzuam shpatën, nga pushteti politik, ia dhamë një pushtetit të pavarur. Jam shumë krenar për këtë”, theksoi ai.
Në përditësim…/ S,M