“Hollywood” kundërshton lehtësimin e rregulloreve të Inteligjencës Artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 400 emra të famshëm, përfshirë aktorë, regjisorë dhe skenaristë të Hollywood-it, i kërkuan qeverisë të mos zbusë ligjet në fushën e inteligjencës artificiale (AI)

Sipas lajmit të “CBS News”, më shumë se 400 punonjës të industrisë së Hollywood-it kanë publikuar një letër të hapur duke i bërë thirrje qeverisë të mbrojë ligjet ekzistuese që zbatohen për AI-në.

Mes atyre që nënshkruan letrën, e cila gjithashtu kundërshton propozimin e OpenAI dhe Google për të përdorur materiale me të drejtë autori për të trajnuar inteligjencën artificiale, ishin emra të njohur si Ben Stiller, Ayo Edebiri, Cara Delevingne, Chloe Fineman, Cate Blanchett, Guillermo del Toro dhe Taika Waititi.

 

Në letër u paralajmërua se lirimi i ligjeve ekzistuese për trajnimin dhe zhvillimin e AI-së do të ndikonte negativisht në industrinë e Hollywood-it.

Hollywoodi ka luftuar prej kohësh kundër përdorimit të gjerë të AI-së, duke thënë se kjo do të minonte industrinë. Artistët janë kundër krijimit të kopjeve dixhitale të tyre nga inteligjenca artificiale dhe përdorimit të këtyre kopjeve edhe pas vdekjes së tyre./k.k

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, policia shoqëron një tifoz, kishte çantën me fishekzjarre

Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat një tifoz të Vllaznisë para takimit final...

Numërohen 272 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së. Deri më...

Belinda Balluku: Mandati i 12 në Fier ishte surprizë, PD nuk i njeh zgjedhjet

Drejtuesja politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku, foli ekskluzivisht në A2 CNN për procesin e votimit, të numërimit dhe të rezultateve të deritanishme...

PD e para në Kavajë, kryebashkiaku Qosja: Do bashkëpunojme me qeverinë

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja është shprehur këtë të hënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë socialiste për të mirën e...

Vota e Greqisë, Celibashi tregon se si do numërohen zarfet e diasporës

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar në lidhje me vendimin për t’i lënë mënjanë votat e Greqisë. Sipas tij, ende nuk është marrë një...

Lajme të tjera

Web TV