Deputeti demokrat, Dashnor Sula teksa ka folur për punën e SPAK, ka thurur elozhe për kreun e këtij institucionin, Altin Dumani.
Në një intervistë për “Report Tv”, Sula tha se ka pjesë të SPAK-ut që janë të politizuara, por shtoi se në përgjithësi ajo e bën punën e saj, teksa theksoi se Prokuroria e Posaçme është me fat që ka në krye Dumanin. Sipas SUlës, Dumani do të fuste në burg edhe nënën e tij nëse ajo do të shkelte ligjin.
“Jam i nderuar që më kanë vënë emrin SPAK-ist. Hetimi ndaj Berishës është hetim i pastër politik dhe nuk kam frikë ta them duke e analizuar si ish prokuror. SPAK ka individë që janë pro maxhorancës por është fat që është ngritur SPAK që ka mision historik dhe hyjnor dhe në krye të SPAK është person si Altin Dumani apo ka drejtues si Adnan Xholi, Behar Dibra, apo Ols Dado me të cilët kam punuar dhe i njoh.
Altin Dumani edhe nënën e vet që i ka bërë kokën nëse ka shkelur ligjin e fut në burg. Këtë ta them unë që e kam njohur Altin Dumanin.
E njoh mjaft mirë dhe ju garantoj është njeri i pakorruptueshëm. Pikë. I kam thënë dhe në mbledhje të strukturave të PD-së dhe Berishës në sy. Goditja e Dumanit ishte për deligjitim të institucionit. Dumani ska lidhje, zero me historinë e Sali Berishës. Ka zero ndikim të një proces penal. Ka të bëjë vetëm me marrëdhënien administrative” tha ai./ S,M