Merr fund armëpushimi/ Gaza zgjohet nën sulmet më të mëdha që nga 19 janari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka marrë fund armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit, me këtë të fundit që ka nisur sulmet në orët e parë të së martës mbi Gaza.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 220 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Një nga të vrarët ishte Mahmoud Abu Wafah, zyrtari më i lartë i sigurisë së Hamasit në Gaza. Por shumë civilë, duke përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën.

Kjo është vala më e madhe e sulmeve ajrore në Gaza që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar ato që i quajtën “objektiva terroriste” që i përkisnin Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan sulmet të martën në mëngjes, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

“Kjo vjen pas refuzimit të përsëritur të Hamasit për të liruar pengjet tanë, si dhe refuzimin e tij të të gjitha propozimeve që ka marrë nga i dërguari presidencial i SHBA Steve Ëitkoff dhe nga ndërmjetësit. Izraeli, që tani e tutje, do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje. Plani për sulmet u prezantua nga IDF gjatë fundjavës dhe u miratua nga udhëheqja politike”, tha ai.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, paralajmëroi Hamasin që të lirojë të gjithë pengjet, duke thënë se ne nuk do të tregohet mëshirë për armiqtë.

Hamasi ka akuzuar Izraelin për tradhti për përmbysjen e marrëveshjes së armëpushimit. Grupi gjithashtu thotë se Izraeli po ekspozon pengjet e mbetura izraelitë të mbajtur në Gaza ndaj një “fati të panjohur”.

Por Hamasi nuk ka deklaruar ende se po rifillon luftën, përkundrazi u bën thirrje ndërmjetësve dhe Kombeve të Bashkuara të ndërhyjnë.

Lexo edhe :  Përplasje Gjermani-SHBA: “Nuk jemi tiranë”, Berlini i ashpër pas deklaratës së Rubios!

Një zyrtar izraelit tha për CBS se qeveria izraelite e njoftoi Shtëpinë e Bardhë përpara se të niste sulmet./K.K

Të fundit

“Huffington Post”/ Shqipëria, zgjedhja perfekte për pushime

Gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota po vizitojnë “vendin më të lirë në Evropë” për plazhet...

“Profecia” për Papën e ri/ Fqinji i kishte thënë: Do jesh Papa i parë amerikan

Kur Robert Prevosti ishte në klasën e parë, një nga fqinjët  e tij i kishte thënë atij se ai do të ishte Papa i...

“Xhiro e fundit”, sot mbyllet fushata/ PS dhe PD mitingje përmbyllëse në mbrëmje

Dy mitingje dhe ca bicikleta në mes. Jo ato të Erion Veliajt dhe bashkisë, por të qindra sportistëve nga e gjithë bota. Gara e...

Shqipëria në ditën e fitores mbi fashizmin

Nga Ben Blushi Në arkivin e familjes tonë shkëlqen një fotografi e gjyshit dhe gjyshes time,Dhimitër dhe Mynever Shuteriqi me armë dhe me uniformë partizane...

BBC shkruan për Shqipërinë!/ E rendit midis 9 destinacioneve evropiane më interesante

Shqipëria është renditur si një  ndër  9 destinacionet evropiane që nuk duhet humbur gjatë verës 2025. Media britanike BBC shkruan se Shqipëria ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV