Ose e fus unë Shqipërinë në BE, ose…”/ Rama bashkëbisedim me qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pasaporta e BE na jep mundësinë që Shqipëria të bëhet sa BE. Pasaportën mund ta marrim nëse bëhemi bashkë më 11 maj. Do marrim një mandat të fuqishëm për të përmbyllur negociatat pa humbur kohë pa asnjë diskutim të brendshëm këtu jo e lagu se lagu. Minutë për minutë, orë për orë, 2027 janë fundi i negociatave dhe jemi në BE. Fitoret e mia i kam bërë dhe fituar. Hyrja për në BE është fitore për ty. E di ti kur i ka filluar negociatat Mali i Zi, në 2012. E di ti që ne i kemi filluar vjet. E di ti ku gjendet Serbia, jemi ne përpara.

E di kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate, në 2005, 20 vjet përpara. E di ti që nuk i ka hap akoma negociatat. Ça e dini ju hyrjen në BE, e dini çfarë është, do të thotë të kesh pushtet, institucione të besueshme dhe disa standarde bazë. Ne po bëjmë shtet, negociatat janë testi dhe provimi i shtetit. Si thua ti, janë lojëra këto? O e fus unë dhe PS Shqipërinë në BE, ose kjo punë nuk mund të behet për disa vite të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk na hidhte njeri sytë. Shikoni turizmi, a nuk ishin aty bukuritë natyrore? Po malet nuk ishin aty, po Ksamili? Po Gjirokastra? Apo e solla unë kur mora mandatin e parë. E si ka mundësi të gjitha këto u kthyen në destinacione. Puna ditë natë or ti djalë”-u shpreh Rama./K.K

Të fundit

SHBA shkruan historinë, firmoset marrëveshja prej 600 miliardë dollarësh!

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një dokument që ofron më shumë detaje mbi atë që përfshihet në partneritetin strategjik...

Agron Shehaj ia del, shpëton 7 votat që donin t’ia shpallnin të pavlefshme

Pas një situate të tensionuar në KZAZ nr.40 në kryeqytet mes vëzhguesëve dhe përfaqësuesëve të Partisë Mundësia e Agron Shehajt me komisionerët e kësaj...

Zbulohet një “depozitë e fshehtë” ari, vlerësohet të jetë sasia më e madhe në planet

Një zbulim gjeologjik i pabesueshëm në Kinë, ku një ekip ekspertësh gjeti atë që mund të jetë depozita më e madhe e arit në...

“PS bëri skemën e trenit bullgar”, PD denoncon për manipulim votash në Tiranë

Partia Demokratike ka denoncuar një rast, sipas tyre të manipulimit me vota në KZAZ nr. 40 në kryeqytet, përmes fenomenit të “trenit bullgar”. Sipas PD,...

“Do shkoni në prokurori, po manipuloni procesin”, Agron Shehaj debaton me numëruesit

Vijon situata e tensionuar në ambientet e KZAZ nr. 40, në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë Mundësia kanë denoncuar se...

Lajme të tjera

Web TV