Ai ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social X, i cili kritikonte ashpër gjykatën për refuzimin e kërkesës së Thaçit, teksa shkruante se “e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë”.
Kundër vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, është shprehur edhe Emisari Special i SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell.
Ai ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social X, i cili kritikonte ashpër gjykatën për refuzimin e kërkesës së Thaçit, teksa shkruante se “e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë”.
“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi Rama.
Grenell, i cili ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si institucion me prirje politike që ka penguar paqen në Ballkanin Perëndimor.
Më 13 Mars, ish presidenti Thaçi vizitoi babain e tij në Prishtinë, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë kohës së qëndrimit të tij kishte masa të shtuara të sigurisë, me forcat e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës që kishin siguruar perimetrin rreth klinikës./K.K