Tragjedia në Koçan! Të dyshuarit rrezikojnë deri 20 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dyshuarit për rastin e djegies së klubit të natës në Koçan, mund të dënohen deri në 20 vite burg. Këtë e paralajmëroi kryeprokurori Lupço Kocevski, i cili tha se do të ndiqen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, për çka dënimi minimal është 3 vjet.

“Në këtë moment fillestar, përgjegjësia e të gjithë të përfshirëve në ngjarje dhe atyre që plotësisht do të konstatohet do të vlerësohet nëpërmjet prizmit të veprës penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 nga Kodi Penal, për çka parashihet dënim me burg prej së paku 3 vite, pa kufizim të lartë të dënimit që do të thotë se dënimi mund të lëvizë deri më 20 vite. Përveç kësaj, po shqyrtohen edhe veprime të marrjes dhe dhënies ryshfet, prokurim të paligjshëm dhe përdorim të mjeteve piroteknike, por edhe vepra tjera penale”, deklaroi Lupço Kocevski, kryeprokuror.

Kocevskin, e citoi sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski, duke nënvizuar se do të kërkohet për të dyshuarit 20 vite burg.

“Ata janë individë që mendojnë se janë mbi sistemin. Ky është problemi dhe ata sot janë në paraburgim. Dhe për këtë do të japin llogari. Dhe nuk ka kufi të lartësisë së dënimit, unë e dëgjova prokurorin se do të kërkojnë dënim më të lartë, dënim i mundshëm 20 vite”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

 

 

Megjithatë, mes të akuzuarve ka edhe përfaqësues institucionesh apo persona zyrtarë, të cilët duhet të japin llogari për shpërdorimin e detyrës, e që sipas ndryshimeve të kodit penal në vitin 2023, parashihen dënime më të lehta. Kocevski, tha se është spekulim dhe manipulim të deklarohet që ndryshimet e kodit penal do të kenë efekte në konstatimin e përgjegjësisë për të dyshuarit në këtë rast.

Profesori universitar, Mitasim Beqiri vlerëson se krahas përgjegjësisë penale duhet të ketë edhe përgjegjësi morale. Profesori përmend rastet e tjera të Llaskarcës, Besa Transit dhe Spitalit Modular, për të cilët drejtësia ka ngecur pavarësisht se janë gjykuar me Kodin e vjetër penal. Ai bën thirrje për përgjegjësi dhe vullnet për të zbardhur të vërtetën.

Lexo edhe :  Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

“Kemi këtu të bëjmë me ndryshimet e Kodit Penal, edhe ato që janë ndryshuar, por duhet të respektohen. Domethënë këtu duhet e drejta të dalë në shesh që në të ardhmen të mos kemi kësi raste  tragjike. Edhe ajo që është e shkruar dhe pozitive të respektohet. Domethënë, të respektohet ajo që është e shkruar. Mua fatkeqësisht më vjen, ajo çka edhe kjo që është e shkruar nuk respektohet. Nuk bëhet puna konform rregullativës ligjore. Nuk bëhet puna konform rregullativës ligjore kur çdokush duhet ta bën punën e vet”, u shpreh Mitasin Beqiri, profesor.

Megjithatë, hetimet ende vazhdojnë dhe nuk dihet nëse të dyshuarve do t’u ngarkohen edhe vepra tjera penale./    S,M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV