“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report Tv e quajti deputetin demokrat ‘ferrë’. Për emisionin ‘Studio e Hapur” Sula tregon dhe provat pse beson se Lapaj bën lojën e Berishës, kurth i këtij të fundit për të mbledhur vota të djathta që ai s’i merr dot. Gjithashtu paralajmëron se më shumë do të flasë pas 11 majit.

“Unë mund të jem ferrë, por jam ferrë ndaj kryetarëve e kryeministrave. E sa të kem frymë do të jem ferrë që u ngatërrohem nëpër këmbë. Ndoshta nuk mund të mos ju bëj asgjë por gjumin do jua prish.

Nga parlamenti nuk iki as si servil as si lëpirës e as si hajdut. Edhe sot më ndalojnë njerëz e më thonë të është bërë padrejtësi.

Pyetja: A i qëndron akuzës që Lapaj bën lojën e Berishës dhe ku e bazon

Edhe për shkak të ish profesionit të Prokurorit dhe politikanit 20 vite, veprimet analizohen dhe del konkluzioni. Rama e sulmon Lapajn. A ka ndonjë moment që Berisha flet për Lapajn? Zero. Në momentin që më ftuan, më regjistruan e më bënë fresk dhe ka humbur shansin e vet të jetës politike që mandatin e parë do ta kishte në Elbasan, e do të kishte dhe votat e demokratëve, 80 % e 20 % të tij.

Shtrohet pyetja nga se erdhi? Sali Berisha, njerëzit e Berishës, financuesit? Se njërit iu prish interesi, se po të ishte aq budalla politik të humbte një mandat? Do të jetë një forcë shumë e madhe që të humbë një mandat.

Në momentin që del fjala nga goja merr dhenë.

Lexo edhe :  BIRN: Loja me listat pritet të testojë edhe një herë fuqinë e makinerive elektorale

A do dalin prova të lidhjes?

Ta shikojmë. Pas datës 11 maj do të shikojmë teatër të bukur që ka nisur të funksionojë. Mos harro, mendoj e gjykoj që persona të caktuar në politikë kanë luajtur më shumë teatër.

Nëse unë kam bërë beteja të forta ndaj PS e Ramës e nuk jam përgojuar asnjëherë e kam qenë kundër marrëveshjeve që ka bërë PD me maxhorancën për të cilën PD ka dalë e humbur tregon që unë kam qenë ferrë nëpër këmbë të kryetarëve.

Në atë grup parlamentar (I referohet PD-së) ka dy kategori një që nuk mendon fare dhe një kategori si jezuitët që i reziston tundimit në darkë rriheshin me kamxhik të largonin mendimet e këqija, por unë nuk ë bëja dot.

Unë nuk shes dhe nuk blej lirinë time. Nuk e kam shitur as në 1997, dhe s’kam për ta bërë asnjëherë. Kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. Dhe në korrik 2024 nuk kam votuar as ndryshimet kushtetuese. Ky jam unë./   S,M

Të fundit

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë! Çfarë i premtoi Trump, presidentit rus!

Ja deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. "Sot, Presidenti Trump dhe...

Ekstradimi i Lul Berishës/ I shumëkërkuari mbërrin në Rinas

Ish-kreu i bandës së durrsit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit. Sipas...

40% e shqiptarëve me arsim të lartë në emigrim

Emigrimi i punëtorëve me arsim të lartë drejt vendeve europiane shihet me shqetësim në raportin e fundit të Bankës Botërorë. Në raportin e vjeshtës...

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Lajme të tjera

Web TV