Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 11 majit përcaktojnë fatin e integrimit.
Në Berat, kreu i qeverisë u shpreh se sot Shqipëria ka një mundësi konkrete dhe reale për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Qysh prej zgjedhjeve të ndryshimit të 1992, nuk kemi pasur asnjëherëz gjedhje që kemi të bëjmë me fatin evropian të Shqipërisë, të ketë pasur peshë gjeopolitike, jo thjesht se kush do fitojë brenda vendit, por a do fitojë apo jo vendi, në pozicionin e vet në raport me hartën e Evropës. Ky është 11 maji. Për herë të parë na është hapur mundësi konkrete dhe reale për t’u futur në Bashkimin Evropian. Sot, na ka ardhur dita para syve dhe sot na ka ardhur zogu në dorë, janë përputhur yjet e fatit të Evropës dhe yjet e fatit të Shqipërisë. Ne na është dhënë një kalendar pune deri në 2027 për të mbyllur negociatat”, theksoi ai.