Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se ende mban inat ndaj ish-ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Në një konferencë, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, Berisha u shpreh se nuk ka një informacion të sigurt në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, ai ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim në lidhje ndaj Kim, duke shtuar se do u vendosë në dispozicion informacione që vërtetojnë korrupsionin.
“Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, tha ai./ S,M