Çfarë ndodh me trupin tonë kur flemë më pak se 6 orë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të ri, personat e moshës së mesme me diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës ose një histori goditjeje janë në rrezik të shtuar të zhvillimit të kancerit ose vdekjes së parakohshme kur flenë më pak se gjashtë orë në ditë.

Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën shkencore “Journal of the American Heart Association”, e cila është periodiku shkencor me akses të hapur i Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Julio Fernandez-Mendoza, i cili kreu studimin dhe është profesor i asociuar në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, shpjegon se një person që është në rrezik të shtuar të vdekjes së parakohshme për shkak të kushteve të ndryshme mjekësore mund të mbrohet deri në një farë mase nëse arrin të rregullojë gjumin e tij.

Megjithatë, ai shton se nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar efektet e dobishme të gjumit.

1600 të rritur të moshës 20 deri në 74 vjeç morën pjesë në këtë kuadër kërkimor.

Ata u ndanë në dy grupe, ku gjysma kishin pësuar sulm në zemër ose goditje në tru dhe pjesa tjetër vuanin nga diabeti i tipit 2 ose presioni i lartë i gjakut i fazës 2. Të dy grupet u ekzaminuan në laboratorin e gjumit (1991 – 1998), u vëzhguan gjatë një nate gjumi dhe më pas u regjistruan shkaqet e vdekjes së tyre deri në vitin 2016.

U zbulua se nga gjithsej 512 persona që vdiqën, një e treta vdiq nga një atak në zemër ose goditje në tru dhe një e katërta nga kanceri.

Ata që vuanin nga hipertensioni ose diabeti kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin para kohe nga një atak në zemër ose goditje në tru nëse flinin më pak se gjashtë orë. Megjithatë, ky rrezik u pezullua kur gjumi i kalonte gjashtë orë.

Lexo edhe :  Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Nga ana tjetër, ata që tashmë vuanin nga sëmundjet e zemrës ose kishin pësuar një goditje kishin tre herë më shumë gjasa të vdisnin nga ngjarje të tilla mjekësore nëse flinin më pak se gjashtë orë.

“Kohëzgjatja e shkurtër e gjumit është një nga parashikuesit më të rëndësishëm të rezultateve afatgjata për njerëzit me këto kushte mjekësore,” shpjegon Mendoza, duke shtuar se ai do të dëshironte të shihte ndryshime të politikave në lidhje me orët e rekomanduara të gjumit.

Ai argumenton: “Identifikimi më i mirë i individëve me probleme specifike të gjumit mund të çojë potencialisht në përmirësimin e parandalimit, ndërhyrjet më gjithëpërfshirëse të trajtimit, rezultate më të mira afatgjata dhe më pak përdorim të kujdesit shëndetësor”.

Sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Zemrës, 45% e popullsisë amerikane përballet me diabet të tipit 2 ose hipertension dhe 14% vuan nga sëmundjet e zemrës ose ka pësuar goditje në tru./k.k

Të fundit

Organe derri për njerëzit? Studimi sjell prova të reja premtuese

Një studim i ri sugjeron se organet e derrit të modifikuara gjenetikisht mund të jenë një opsion i zbatueshëm...

Selena Gomez: Trishtohem nga komentet për peshën time

Selena Gomez zbuloi se mërzitet kur lexon komente për ndryshimet e saj në peshë, duke theksuar se kjo gjë nuk vlen për meshkujt. Këngëtarja...

Emigrantët sollën 1 miliard euro/ Remitancat u rritën gjatë vitit 2024

Remitancat ose paratë e dërguara nga emigrantët për familjarët e tyre në Shqipëri shënuan vlera rekord në 2024. 1 miliardë euro u dërguan nga...

BE i bën thirrje qytetarëve të bëhen gati për luftë, iu tregon çfarë rezervash të kenë

Bashkimi Evropian ka lëshuar një njoftim që çdo familje në bllokun 27-vendesh të ketë gati një paketë mbijetese tre-ditore në rast lufte ose fatkeqësish...

Psikologët ju inkurajojnë t’i shikoni këto 6 filma të paktën një herë në jetë

Kinemaja është një nga mjetet më të fuqishme që mban njeriu, një fabrikë idesh në të cilën mund të krijohet çdo lloj vepre dhe...

Lajme të tjera

Web TV