Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar komunikimet virtuale me Lulzim Bashës dhe Edi Ramës të bëra ditët e fundit.
I pyetur për një koment në lidhje me këtë, Berisha u shpreh se atë që kanë mbajtur të fshehur prej kohësh tani e kanë nxjerrë hapur.
Komenti i Berishës ishte epik, ku u shpreh: “Tani, atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur. Kaq mund të them. Se dashuritë janë me faza. Kanë fazën latente, e kanë fazën publike etj. Nuk ka gjë të re. E kishin ata dhe dolën publikisht. Zoti ua shtoftë!”/ S,M