Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, prodhimi ka pësuar rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit. Statistikat e fundit të INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2024 tregojnë një ulje të ndjeshme në industri, energji dhe trajtimin e mbetjeve.

Në sektorin industrial, shitjet neto ranë me 14.4%, ndërsa prodhimi në volum me 13.7%. Po ashtu, numri i të punësuarve dhe fondi i pagave kanë rënë përkatësisht me 6.5% dhe 1.9%. Në prodhimin e energjisë, rënia ishte 0.8% në shitje dhe 13.5% në volum, ndërsa punësimi u tkurr me 6%. E vetmja rritje u shënua në fondin e pagave, me 4%.

Ndërkohë, ndërtimi është i vetmi sektor prodhues që vijon rritjen. Në fund të vitit 2024, shitjet u rritën me 2.7%, prodhimi në volum me 1.9% dhe numri i të punësuarve me 1.8%. Ndërkohë, fondi i pagave për këtë sektor u rrit me 16.9%. Në sektorët e shërbimeve, situata është më pozitive. Tregtia me shumicë dhe pakicë u rrit me 4%, transporti dhe magazinimi me 12.8%, ndërsa baret dhe restorantet shënuan një rritje prej 12.8% në shitje dhe 7.8% në punësim.

Edhe sektori i teknologjisë dhe informacionit u rrit me 8.7% në shitje dhe punësim, ndërsa turizmi dhe agjencitë e udhëtimit panë rritje të punësimit me 12.7% dhe të fondit të pagave me gati 20%. Me prodhimin në rënie dhe shërbimet në rritje, ekonomia shqiptare po shkon drejt një strukture ku sektori i shërbimeve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm./   S,M

Të fundit

A është partia e Berishës tani në një linjë me të djathtën filo-naziste gjermane?

Në kërkim të dëshpëruar për një mbështetje ndërkombëtare që i mungon, Partia Demokratike, e rikthyer nën kontrollin e Sali...

Fillon mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri

TikTok-u ka filluar të mos ketë më akses në rrjetet "mobile". Ndërkohë që në ditët në vijim pritet vazhdimi i operacionit të mbylljes së TikTok-ut...

Sa lloje agjërimesh ka? Përveç Ramazanit a ka agjërime të tjera në Islam?

Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e...

TURIST NË LESKOVIK

Nga Mitro Çela  Ja dhe Leskoviku. Një “pëllëmbë” qytet. I pastër. Shtëpi dhe ndërtesa tre kate, nga epoka e Enverit: gur dhe tulla. Disa të rrënuara: plagë të...

Rama ironizon opozitën: I ra 1-shi Kënetës, normal 5 me 1!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për takimin në Kretë më 29 mars. Po ashtu kryeministri ka ironizuar opozitën, pasi në listën e 11 majit,...

Lajme të tjera

Web TV