Inteligjenca artificiale që rivalizon njerëzit do realizohet në dhjetë vitet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpara se sistemet e inteligjencës artificiale të arrijnë nivelin njerëzor, ka ende shumë punë kërkimore për t’u bërë.

Inteligjenca artificiale që mund të rivalizojë njerëzit në të gjitha segmentet është ende larg, por është vetëm çështje kohe para se të bëhet realitet, tha CEO i DeepMind, Demis Hasabis.

Ai mendon se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), e cila është më e zgjuar se njerëzit, do të fillojë të shfaqet në pesë ose 10 vitet e ardhshme.

“Mendoj se sistemet e sotme janë shumë pasive dhe ka ende shumë që nuk mund të bëjnë, por besoj se në vitet e ardhshme shumë nga ato aftësi do të fillojnë të dalin në pah dhe ne do të shkojmë drejt diçkaje që e quajmë inteligjencë të përgjithshme artificiale”, tha njeriu i parë i kompanisë britanike që merret me inteligjencën artificiale.

Ai e përkufizoi AGI si “një sistem që është në gjendje të shfaqë të gjitha aftësitë e ndërlikuara që njerëzit mund të bëjnë”.

“Ne nuk e kemi arritur ende atë nivel, megjithëse këto sisteme janë shumë mbresëlënëse në disa gjëra, por ka të tjera që ata nuk mund t’i bëjnë ende, dhe ne kemi shumë punë kërkimore për të bërë përpara kësaj”, tha Hassabis.

Ai nuk është i vetmi që beson se do të duhet pak kohë që të shfaqet AGI.

Vitin e kaluar, CEO i gjigantit të teknologjisë kineze Baidu, Robin Li, tha se e sheh se duhen më shumë se 10 vjet për të arritur inteligjencën e përgjithshme artificiale, duke hedhur poshtë parashikimet optimiste të disa prej kolegëve të tij se një përparim i tillë do të bëhej në një kornizë kohore shumë më të shkurtër.

Lexo edhe :  Kryemadhi paraqitet në GJKKO, batuta me gazetarët: Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil

Parashikimi i Hassabis, megjithatë, shkurton afatin kohor për arritjen e niveleve të përfaqësuara nga AGI në krahasim me parashikimet e kolegëve të saj të industrisë.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, në janar, CEO i startup-it Antropik, Dario Amodei njoftoi një formë të inteligjencës artificiale, e cila është “më e mirë se pothuajse të gjithë njerëzit në pothuajse të gjitha detyrat dhe duhet të shfaqet në dy ose tre vitet e ardhshme”./     S,M

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV