Ishulli 30 kilometra larg Sao Paulos, ku nuk mund të mbijetojë qenia njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk ka asnjë qenie të vetme njerëzore që jeton në të. Është një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe nuk është për t’u habitur, pasi ky ishull është i banuar nga më shumë se 15 000 gjarpërinj.

Në fund të shekullit XX atje jetonte një person i cili ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e farit, por ai u largua përfundimisht nga zona dhe fari u zëvendësua nga një që funksiononte automatikisht.

Ky vend, i quajtur edhe ishulli Kobra, është shtëpia e një prej specieve më helmuese të nepërkave që ekziston: Bothrops insularis ose gjarpëri me kokë të artë.

Ky gjarpër mund të jetë deri në 1,2 metra i gjatë dhe ushqehet me zogj dhe zvarranikë të vegjël. Për më tepër, në kushte ekstreme mund të zgjedhë edhe të ushqehet me gjarpërinj të tjerë si ai. Për shkak të vendndodhjes së izoluar në të cilën jeton, konsiderohet si një specie e rrezikuar.

Helmi i Bothrops insularis është deri në pesë herë më i fuqishëm se ai i Bothrops jararaca dhe mund të shkaktojë efekte të tilla si të vjella, gjakderdhje të zorrëve, nekrozë muskulore dhe hemorragji cerebrale. Për fat të mirë, fakti i të jetuarit vetëm në ishull ka bërë të mundur që të mos ketë raste të dokumentuara të kafshimeve në qenie njerëzore./k.k

Të fundit

Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

Niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës. Ai përbën pikënisjen...

Filipinasit në Shqipëri, komuniteti ilegal që shfrytëzohet dhe abuzohet

Nga Zylyftar Bregu Afro 15 mijë filipinas (rreth 90 përqind gra e vajza) kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit. Vetëm 20 përqind...

Të shtëna pranë selisë së CIA-s në Virginia, policia rrethon zonën

Të shtëna jashtë selisë së CIA/ Një person hap zjarrin në Virginina, zona rrethohet nga policia/      S,M

Largimi i Sulës nga PD/ Shehi: Gjest burrash, doli nga delet dhe u bë dash

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një dalje televizive ka folur për largimin e deputetit Dashnor Sula nga Partia Demokratike. Shehi u shpreh se Sula...

Fuqia e simulacrum-it prej politikës sonë

Nga Ben Andoni Për t’u futur në argumentin tonë duhet të sjellim për publikun se çfarë identifikon termi simulakrum (simulacrum): Termi e ka origjinën nga...

Lajme të tjera

Web TV