Kritere të reja për operatorët turistikë/ Duhet të kenë drejtues teknik të kualifikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të çeljes së sezonit turistik qeveria ka vendosur që të rrisë standardet dhe mënyrën e funksionimit të  operatorëve turistik në vend.

Në draftin e hedhur për kunsultim synohet që të rritet cilësia e  shërbimit  të ofruar nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të operatorit turistik, nëpërmjet punësimit si drejtues teknik të një personi i cili ka eksperiencë pune të mëparshme në fushën e turizmit.

Në projektvendim përcaktohet që drejtuesi teknik për nevoja të ushtrimit të veprimtarisë së tij, duhet të vërtetojë se zotëron të paktën dy gjuhë të huaj, nëpërmjet një dëshmie apo certifikatë.

Operatorët turistikë, duke pasur si drejtues të aktivitetit të tyre një person të arsimuar, do të mundësonin  ofrimin e një shërbimi më cilësor për klientin  në një kohë që veprimtaria zhvillohet në bashkëpunim me furnizuesit e shërbimeve brenda dhe jashtë vendit si dhe me operatorët turistik të huaj.

Në këtë mënyrë  nëpërmjet këtij projektvendimi synohet rritja e konkurrueshmërisë në rajon dhe me gjerë.

Në lidhje me funksionin e inspektimit të veprimtarisë së operatorit turistik,  është saktësuar se institucioni përgjegjës për inspektimin është struktura për inspektimet në fushën e turizmi te cila funksionon pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe do të mbikëqyrë zbatimin e kuadrit ligjor për veprimtarinë e operatorit turistik.

Shqipëria pritet të ketë fluks turistësh të huaj gjatë kësaj vere ndërsa shifrat tregojnë se vetëm gjatë janarit vendin tonë e vizituan më shumë se gjysmë milioni turistë të huaj.

Gjatë këtij viti pritet një zgjerim i hartës nga do të vijnë turistët e huaj kjo e nxituar edhe nga linjat direkte të fluturimeve të cilat janë shtuar së fundmi kryesisht me vendet e lindjes së mesme./    S,M

Të fundit

A është partia e Berishës tani në një linjë me të djathtën filo-naziste gjermane?

Në kërkim të dëshpëruar për një mbështetje ndërkombëtare që i mungon, Partia Demokratike, e rikthyer nën kontrollin e Sali...

Fillon mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri

TikTok-u ka filluar të mos ketë më akses në rrjetet "mobile". Ndërkohë që në ditët në vijim pritet vazhdimi i operacionit të mbylljes së TikTok-ut...

Sa lloje agjërimesh ka? Përveç Ramazanit a ka agjërime të tjera në Islam?

Në Kuranin Famëlartë dhe në hadithe përmenden disa lloje agjërimesh, ndër të cilat disa agjërime janë të obliguara, kurse disa të tjera jo e...

TURIST NË LESKOVIK

Nga Mitro Çela  Ja dhe Leskoviku. Një “pëllëmbë” qytet. I pastër. Shtëpi dhe ndërtesa tre kate, nga epoka e Enverit: gur dhe tulla. Disa të rrënuara: plagë të...

Rama ironizon opozitën: I ra 1-shi Kënetës, normal 5 me 1!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për takimin në Kretë më 29 mars. Po ashtu kryeministri ka ironizuar opozitën, pasi në listën e 11 majit,...

Lajme të tjera

Web TV