Meta me sytë nga Berisha: Në 11 Maj fitore plebishitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim nga burgu për rrjetet e tij sociale shpreh bindjen se koalicioni “Shqipëria Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha, do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 majit. Ish-presidenti nuk pranoi të ishte në listat e sigurta, duke preferuar përballjen direkte me elektoratin.

Numri i dy i koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Ilir Meta është besim plotë se pavarësisht se do t’i drejtojë liristat nga qelia, në Tiranë do të ketë vota për një fitore plebishitare. Presidenti i Partisë së Lirisë ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku shprehet i bindur se koalicioni që drejtohet nga Sali Berisha do të dalë fitues në zgjedhjet e 11 majit. Në postimin e tij, Meta e cilëson këtë koalicion si alternativën e duhur për të ardhmen e vendit dhe thekson se gara do të nisë me numrin 1 në fletën e votimit, duke u përmbyllur me një fitore të thellë në rang kombëtar. Ai e cilëson këtë si një moment kyç për ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët dhe e konsideron 11 majin si ditën kur Shqipëria do të marrë një drejtim të ri. “Koalicioni ynë starton garën me numrin 1. Koalicioni ynë del po i pari më 11 maj me një fitore madhështore! Më 11 maj, fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!”, shkruan Meta në mesazhin e tij. Duke i dhënë një rëndësi të veçantë zgjedhjeve të ardhshme, ai bën thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, duke theksuar se vota e tyre do të jetë vendimtare për të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe për të hapur një faqe të re në politikën shqiptare.

Lexo edhe :  Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Sipas tij, ky koalicion do të jetë garancia për një qeverisje ndryshe, të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve. Meta ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të këtij koalicioni, duke theksuar vazhdimisht rëndësinë e bashkimit të opozitës për të përballuar qeverisjen aktuale. Në daljet e tij të fundit publike, ai ka shprehur bindjen se shqiptarët janë të etur për një ndryshim dhe se 11 maji do të jetë dita kur ata do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë të PD-së, Partia Aleanca Kombëtare dhe Lëvizja Atdheu, ndërsa është miratuar edhe renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore. E para në listë do të jetë, koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa Partia Socialiste do të jetë e pesta. Ilir Meta është pjesë e listave të hapura të PD-së dhe aleatëve, duke mos pranuar të jetë në listën e mbyllur, çka e bënte automatikisht deputet. Meta shpjegoi se e kishte kërkuar vetë të ishte në “përballje me elektoratin” dhe do jënë pikërisht votuesit që do të vendosin nëse do të jetë ose jo deputet.

Të fundit

Berishës si del “inati” me Yuri Kim: Diplomate e korruptuar, FBI të nisë hetim ndaj saj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se ende mban inat ndaj ish-ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Në...

Shkodër/ Iu gjen kanabis në makinë, arrestohet shtetasi turk, procedohet një tjetër

Shkodër- Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, kanë vijuar kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve...

Ishulli 30 kilometra larg Sao Paulos, ku nuk mund të mbijetojë qenia njerëzore

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk...

Çfarë është Egli për ty? Gjesti ‘shokon’ me përgjigjen e tij

Në spektaklin e sotëm, ka ndodhur përballja mes Eglit dhe Gjestit, e kërkuar prej disa kohësh nga ky i fundit. Gjesti pa reagimet e...

Begaj,mirëpriti ambasadorët austriakë:Mirënjohje për mbështetjen që ka dhënë vendi i tyre

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mirëpriti sot ambasadorët austriakë që shërbejnë si të tillë në shtetet e Ballkanit së bashku me përfaqësues të trupës...

Lajme të tjera

Web TV