Shteti që po i përjashton përgjithmonë nga taksat nënat me 2 ose më shumë fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hungaria prezantoi të hënën një reformë gjithëpërfshirëse për të mbështetur nënat duke i përjashtuar ato kryesisht nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat.

“Hungaria po bën histori me uljen më të madhe të taksave në Evropë dhe në të gjithë botën perëndimore! Kjo nuk është thjesht një reformë; është agimi i një epoke të re për ekonominë e Hungarisë,” tha kryeministri Viktor Orban në X.

Sipas Organ reforma prezanton ekonominë e parë në botë të përqendruar te familja përmes hapave të mëposhtëm:

-Nënat e reja me një fëmijë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat derisa të mbushin 30 vjeç.

-Nënat me dy ose më shumë fëmijë do të përjashtohen përjetë nga tatimi mbi të ardhurat.

Orban theksoi se ky hap monumental siguron të ardhmen e familjeve hungareze për breza, duke i vendosur familjet në qendër të strategjisë ekonomike të vendit.

“Sipas çdo standardi, kjo reformë është një ndjesi globale – një lëvizje e paprecedentë e krijuar për të forcuar dhe festuar familjet hungareze për dekadat e ardhshme”, shtoi Orban.

Hungaria ka prioritet prej kohësh politikat që inkurajojnë rritjen e familjes. Vendi është përballur me sfida demografike, duke përfshirë një rënie të lindjeve dhe një popullsi në plakje. Si përgjigje, qeveria ka zbatuar disa masa pro-familjes për të kthyer këto tendenca dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme të popullsisë./k.k

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV