Si Erdogan “hoqi qafe” rivalin më të madh politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyshime për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Këto janë pretendimet mbi bazën e të cilave autoritetet turke arrestuan rivalin më të madh politik të Recep Tayyip Erdogan, kryetarin e njohur të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Arrestimi i bujshëm vjen në një kohë kur shumë figura opozitare janë ndaluar në gjithë vendin, gjë që është cilësuar nga shumë si përpjekje e politizuar për t’i heshtur kundërshtarët. Për opozitën nuk ka asnjë dyshim mbi prapaskenat e një lëvizjeje të tillë:

Ajo e cilësoi prangosjen e Imamoglu-së si “tentativë për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”. Qeveria e Erdoganit i hodhi poshtë kritikat  duke thënë se gjyqësori është i pavarur.

54-vjeçari Imamoglu, aktualisht kryesonte në sondazhet e opinionit në Turqinë. Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ishte në prag ta shpallte Imamoglun kandidat për president për ta sfiduar Erdoganit, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada.

Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për vitin 2028, por Erdogan e ka arritur kufirin e lejuar prej dy mandatesh si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër.

Nëse dëshiron të garojë përsëri për president, ai duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të pretendojë se nuk e ka përfunduar mandatin e tij të dytë, ose i duhet ta ndryshojë Kushtetutën.

Imamoglu është duke u hetuar për dy raste të vecanta që përfshijnë ndër të tjera akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim në tendera./k.k

Të fundit

‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë do jetë e thellë

Kryeministri Edi Rama i rikthehet të shtunën e 29 marsit turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët...

Më shumë se 150 fatkeqësi klimatike goditën botën në vitin 2024

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së, ndikimet shkatërruese të krizës klimatike arritën nivele të reja në vitin 2024, me një sërë valë të nxehti,...

GJKKO jep vendimin për trafikantët e njohur, ja sa vite do qëndrojnë pas hekurave (Emrat)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të...

Mbështetje për 50 mijë studentë, bursa sa paga minimale për programet prioritare

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot gjatë një takimi të zhvilluar me pedagogë, studentë dhe rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan...

Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-lojtari i njohur (Emri+Foto)

Andrija Delibashiç ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi i hidhur vjen pasi ish-lojtari i njohur në Malin e Zi po luftonte me kancerin. Delibashiç...

Lajme të tjera

Web TV