Temperaturat rekord të regjistruara në vitin 2024 përshpejtuan shkrirjen e akullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sasia rekord e gazeve serrë të lëshuara në atmosferë në vitin 2024 kontribuoi në një rritje të temperaturës në nivele të paprecedentë, ndërkohë që përshpejtoi shkrirjen e shtresave të akullit, ngritjen e nivelit të deteve dhe e afroi botën me tejkalimin e rritjes së temperaturës së Tokës me 1.5 ° Celsius krahasuar me një epokë para-industriale, sipas një raporti. Temperaturat mesatare vjetore në vitin 2024 ishin 1,55 gradë Celsius më të larta se në epokën para-industriale, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2023 me 0,1 gradë Celsius, theksoi Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) në raportin e saj vjetor. Shumica e vendeve kanë nënshkruar Marrëveshjen e Parisit për Klimën, e cila kërkon veprime për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5°C krahasuar me mesataren për periudhën 1850-1900.

Vlerësimet paraprake tregojnë se rritja mesatare afatgjatë e temperaturës aktualisht varion midis 1.34 ° Celsius dhe 1.41 ° Celsius, duke iu afruar por ende pa arritur kufirin e Marrëveshjes së Parisit, theksoi WMO.

“Një gjë që duhet të bëjmë të qartë është se një vit i vetëm në të cilin temperatura mesatare tejkaloi 1.5°C (në raport me nivelet para-industriale) nuk do të thotë se kufiri i vendosur në Marrëveshjen e Parisit është tejkaluar zyrtarisht,” komentoi John Kennedy, koordinatori shkencor i WMO dhe autori kryesor i raportit.

Por disa dëshmi tregojnë se kjo mundësi nuk mund të përjashtohet, shtoi ai gjatë konferencës.

Ndërsa temperaturat ranë në një numër të vogël zonash, ngjarjet ekstreme të motit përfshinë të gjithë globin, me thatësirat që shkaktuan mungesa ushqimore dhe përmbytje dhe zjarre që çuan në zhvendosjen e 800,000 njerëzve, numri më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2008.

Lexo edhe :  Teksti për nivelin e tretë të gjuhës shqipe në diasporë! Firmosin Manastirliu e Nagavci

Temperaturat e oqeanit gjithashtu arritën nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Akullnajat vazhduan të shkriheshin me një ritëm të shpejtë, duke bërë që nivelet e detit të arrinin nivele rekord.

Nga viti 2015 deri në vitin 2024, nivelet e detit u rritën mesatarisht me 4,7 milimetra në vit, krahasuar me 2,1 milimetra në periudhën 1003-2002, theksoi WMO.

Kennedy paralajmëroi gjithashtu për ndikimet afatgjata të shkrirjes së akullit në Arktik dhe Antarktik.

“Ndryshimet në këto zona mund të ndikojnë potencialisht në llojin e qarkullimit të përgjithshëm të oqeanit, i cili ndikon në klimën në mbarë botën,” shpjegoi ai. Ajo që ndodh në pole nuk qëndron domosdoshmërisht në pole.”/e.t

Të fundit

“Para se të vish, hiqi morrat e kënetës”, Rama i lë “derën hapur” Dash Sulës?

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje deputetit demokrat Dashnor Sula, i mbetur tashmë pa një parti politike për...

Çupi plas “bombën”: Berisha do shkojë në burg, ja kush e merr PD-në

Analisti Frrok Çupi i ftuar në një studio televizive, ka komentuar listat e partive politike për të cilat u shpreh se PS ka tentuar që...

Berishës si del “inati” me Yuri Kim: Diplomate e korruptuar, FBI të nisë hetim ndaj saj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se ende mban inat ndaj ish-ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Në një konferencë, ndërsa u pyet...

Shkodër/ Iu gjen kanabis në makinë, arrestohet shtetasi turk, procedohet një tjetër

Shkodër- Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, kanë vijuar kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve...

Ishulli 30 kilometra larg Sao Paulos, ku nuk mund të mbijetojë qenia njerëzore

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk...

Lajme të tjera

Web TV