BE zotohet se do të vazhdojë ndihmën për Ukrainën, i gjithë blloku voton pro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar të enjten se do të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Rusisë për të ndaluar dërgimin e armëve për Kievin zyrtar.

Ata u mblodhën të enjten në Bruksel, ku edhe kanë miratuar tekstin përfundimtar me të gjitha konkluzionet e samitit. Teksti përfundimtar përcakton se blloku evropian është i përkushtuar, që në koordinim me partnerët dhe aleatët, të ofrojë mbështetjen e duhur për Ukrainën dhe popullin e saj.

 

 

Të gjithë liderët evropianë, përveç kryeministrit hungarez, Viktor Orban, kanë votuar në favor të qëndrimit të bllokut evropian për “mbështetje të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës, raporton BBC.

Takimi në Bruksel zhvillohet dy ditë pas bisedës telefonike mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në kuadër të së cilës të dy liderët u pajtuan për armëpushim të kufizuar 30-ditor mbi infrastrukturën energjetike në Ukrainë.

Disa orë pas bisedës telefonike, u raportua se dronët rusë shënjestruan infrastrukturën energjetike në rajonin ukrainas të Dnjipropetrovskut./k.k

Të fundit

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV