Berisha: Do të bëjmë një audit të tipit Elon Musk për t’i kthyer paratë shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pasi PD të vijë në pushtet, do të bëjnë një audit të tipit të Elon Musk në SHBA, në mënyrë që t’u kthehen paratë shqiptarëve.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij ku u prezantua “Libri i Zi i Rilindjes”, një projekt i Departamentit Brain Gain, që sipas PD, është një dokument i detajuar mbi dështimet dhe skandalet e qeverisë aktuale.

Berisha tha gjithashtu se qeverisja Rama e këtyre 12 vitevë është piramida më e madhe e mashtrimit në histori pas Enver Hoxhës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këto ditë po lexoja një fjalë të presidentit Trump.

Çfarë thoshte? Presidenti Trump thoshte më i keqi është gënjeshtari. Më i keqi se çdo njeri tjetër. Të rrëmben kohën dhe i numëronte me radhë të këqijat e gënjeshtarit.

Po në qoftë se e përfytyron në një moment këto 12 vite, këta janë piramida më e madhe e mashtrimit në histori pas Enver Hoxhës.

Ndaj dhe Libri i Zi, jo vetëm u paraqet shqiptarëve të zezat e këtij regjimi, por Libri i Zi paraqet para shqiptarëve potencialet e mëdha që ekzistojnë për PD-në, domosdoshmërinë e një auditi të tipit Elon Musk në mënyrë që t’u kthehen paratë shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Dhe unë u garantoj se kjo do ndodhë.

Ndaj dhe në programin tonë, shtyllë kryesore krahas paketës së dhembshurisë, krahas Made in Albania, krahas Shqipërisë Madhështore, kemi përcaktuar pastrimin e shtëpisë tonë.

Kjo është shtyllë themelore.

Në qoftë se ne nuk bëjmë pastrimin e shtëpisë tonë, ne kemi mashtruar shqiptarët.

Ne do bëjmë pastrimin e shtëpisë tonë.

Ne do rendim pas çdo qindarke të vjedhur qytetarëve shqiptarë dhe do ua kthejmë atyre.

Të gjitha pasuritë e vendosura mbi paratë e vjedhura do u kthehen atyre.

Lexo edhe :  Bill Gates akuzon Elon Musk për vrasjen e fëmijëve të varfër!

Të gjitha pasuritë e krimit do u kthehen atyre.

Askush nuk ndalet. Ne do ndalemi.

Narkoeuro. Euro, kjo monedhë e bekuar, në Shqipëri është shndërruar në një monedhë ndëshkuese. Shkatërron për shkak të drogës të gjitha bizneset e eksporteve. Mbyllen njëra pas tjetrës.

Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove./E.T

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV