Karamuço plas ‘bombën’: SPAK po heton politikanë afër Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se SPAK po kryen hetime për politikanë të nivelit të lartë, përfshirë individë shumë afër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço theksoi se mund të ketë goditje të tjera nga Struktura e Posaçme.

Ai shpjegoi se nëse partitë politike do ta kishin shfrytëzuar komisionin e verifikimit të figurës së SPAK për listat e kandidatëve, shumica e tyre mund të ishin përjashtuar. Sipas tij, veprat e tilla janë të vështira dhe kërkojnë kohë për hetim, por ai është i bindur se hetimet do të vazhdojnë.

Karamuço theksoi se goditjet që janë bërë deri tani, si ajo ndaj Veliajt, janë një goditje me ndikim të drejtpërdrejtë në politikën shqiptare. Ai shtoi se në dosjet e SPAK ka politikanë të tjerë, jo në nivelin e Veliajt, por shumë afër tij, që mund të shkaktojnë “tërmet” të jashtëzakonshëm, nëse kërkohet një masë./    S.M

Të fundit

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone,...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj në gjashtë kategori: 1. Ata që...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë në Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me...

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua si Kryetare e Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV