Nëse kutitë hapen sot, cili politikan merr më shumë vota në Tiranë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

tBarometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme.

Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Dhe me radhë si më poshtë, 5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 4.4% “Partia Mundësia” 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera.

Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Krahasuar qytetarët e Qarkut Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtën pyetje duket se PS votohet 3.9% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%) ndërkohë që edhe PD votohet 3.2% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%).

Nga ana tjetër të gjitha partitë e reja duket se do të votohen më shumë në Qarkun e Tiranës sesa në nivel kombëtar. Ndërkohë që lidhur me të pavendosurit, në Qarkun Tiranë janë 4.9% më shumë se në nivel kombëtar (23.9%-19%)./   S.M

Lexo edhe :  ‘Armatimi shqiptar shkonte në Hamas’, Meçe zbulon prapaskena nga shpërthimi në Gërdec

Nëse zgjedhjet mbahen sot për kë do votonin qytetarët eNëse zgjedhjet mbahen sot për kë do votonin qytetarët e

Të fundit

Komedia e një njeriu që është në hall

Spartak Ngjela Njeriu që vuan në këtë jetë është ai individ që ka hyrë në shërbim të një shteti armik,...

Putin urdhëron pashaportizimin e ukrainasve në Rusi deri më 10 shtator

Diskutimet për një paqe në Ukrainë kanë nisur të japin disa efekte administrative në Rusi. Një dekret i Presidentit rus, Vladimir Putin u kërkon ukrainasve që...

BE zotohet se do të vazhdojë ndihmën për Ukrainën, i gjithë blloku voton pro

Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar të enjten se do të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Rusisë për të...

A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?

Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e zemëroi Serbinë, e cila e konsideroi atë si kërcënim ndaj...

Ndeshja ndaj Anglisë/ Gjimshiti: Atmosferë shumë e mirë në kombëtare

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti thotë se në ekip ka një atmosferë shumë të mirë, përpara ndeshjes ndaj Anglisë. Në konferencën për shtyp, ku...

Lajme të tjera

Web TV