Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedimin e radhës me komentuesit në rrjetet sociale.
“Fitorja i duhet Shqipërisë më 11 maj, më shumë se çdo individi, se më 11 maj është një votë gjeopolitike. Besoj e shikoni se ca situate komplekse është Europa, bota.
Futja jonë në BE është një çështje ekzistenciale, nuk mund të rrime veç, nuk mund të rrimë jashtë. Nuk mund të jemi delja që e ha ujku, duhet të futemi aty.
Aty e kemi vendin. Aty kanë dashur ta shohin Shqipërinë të parët tanë”, tha Rama./ S,M