“Të thajmë kënetën”, Rama: Fitorja e PS nuk diskutohet, por na duhet një mandat i fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në komunikim me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” vijoi bashkëbisedimin me ndjekësit, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të adresuara.

Ai u ndal tek mbyllja e “Tik Tok” teksa shtoi se mësuesit dhe prindërit vendosën interesin e fëmijëve para interesit partiak.

Sipas tij, edhe 11 maji duhet të jetë një proces i tillë ku qytetarët të shohin interesin e vendit dhe këtë interes shtoi ai e garanton Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Kur bëmë këshillimin me 65 mijë mësues e prindër, 95% e tyre thanë të mbyllet Tik Tok. Patjetër që jo të gjithë janë socialistë, një pjesë nuk votonin për ne, por kur erdhi puna tek fëmijët nuk pyetën për Edi Ramën dhe thanë të mbyllet. Interesin e fëmijëve e vunë përpara interesit partiak. Fiks ky është 11 maj”, theksoi ai.

Ai garantoi se Partia Socialiste do t’i përmbyllë negociatat me Bashkimin Evropian.

Më tej Rama u shpreh se më 11 maj, Partia Socialiste do marrë shumicë, ndërsa shtoi se i duhet një mandat i fortë për ta çuar të gjithë procesin e nisur.

“Unë e PS ta garantojmë që mbyllim negociata dhe hyjmë në BE. Nuk duhet të kemi asnjë luhatje tani dhe këtu nuk është a do fitojë PS arithmetikisht, pra a do marrë PS 71 deputetë, PS nuk diskutohet,  çështje është që të marrim një mandat të fortë që mos të ketë asnjë luhatje të procesit dhe mos t’i dali njeri përpara procesit”, tha ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që me votën e 11 majit të kontribuojnë për të tharë kënetën, term të cilin kryeministri e përdor për të identifikuar kundërshtarët politikë.

“Kontribuo të thajmë kënetën”, tha ai./      S,M

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV