Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-konferencën me gazetarët, në një moment mori një telefonatë nga Emmanuel Macron.
Në një video të postuar në X, Zelensky shihet duke marrë një pyetje nga një gazetar kur papritur merr celularin dhe dëgjohet duke thënë: “Më falni Emmanuel, kam një bisedë me gazetarët, a mund t’ju telefonoj për 15-20 minuta?”
Pas 1-2 sekondash Zelensky dëgjohet duke thënë “Po, të lutem, faleminderit Emmanuel, mirë, mirë, lamtumirë”.
Gazetarët e pyetën nëse ishte presidenti Emmanuel Macron ai që e telefonoi dhe Zelensky e konfirmon se me atë kishte folur.
“Po, sa fola me presidentin Macron.Ne flasim shpesh, pothuajse çdo ditë.”, tha Zelensky./ S,M