Gonxhja-Alberti, diskutohet çelja e një qendre shqiptare të kulturës në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, me të cilin diskutoi mbi lidhjet dhe nismat që thellojnë partneritetin mes dy vendeve, në shumë sektorë.

“Partneriteti mes dy vendeve tona mbetet një shembull i fortë i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat”, është shprehur Gonxhja në rrjetet sociale.

Në qendër të vëmendjes së këtij takimi, ishin marrëdhëniet kulturore, me fokus te Java Kulturore Italiane, një aktivitet që sjell më pranë traditën, artin dhe krijimtarinë italiane për publikun shqiptar.

Gjithashtu është diskutuar për mundësinë e çeljes së një qendre shqiptare të kulturës në Itali, si edhe vijimin e punës për një muze italian në Tiranë, si vullnet i dy shteteve.

Pensionet, inovacioni, investimet direkte, kualifikimet profesionale, qenë të tjera tema kryesore të këtij takimi pune./k.k

Të fundit

Aksidenti masiv te “Pallati me Shigjeta”, në kërkim 2 shoferët, po bënin gara…

Detaje dalin nga aksidenti masiv tek “Pallati me Shigjeta” mbrëmjen e së martës, ku u përfshinë 4 automjete. Raportohet se...

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime penale, 7 janë referuar në SPAK

Prokuroria e Përgjithshme informon se ka regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për krime zgjedhore. Për 34 është regjistruar procedimi penal, ndërsa 7 persona janë...

Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, ndërrojnë jetë dy të rinj

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’. Një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka...

U ndalua për shit-blerje votash/ GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ babain e kandidates së PSD

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' për Pandeli Bozhën, i arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e korrupsionit aktiv në...

Macron uron Ramën/ Urime mik i dashur! Franca në krah të Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka marrë urime për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron., Në një...

Lajme të tjera

Web TV