Koreja e Veriut, shteti me rezervat e treta më të mëdha të Bitcoin në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut vlerësohet të jetë mbajtësi i tretë më i madh në botë i kriptomonedhës Bitcoin, raportoi të martën The Times.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Phenianin për organizimin e një grabitjeje të aseteve dixhitale prej 1.5 miliardë dollarësh dhe pretendojnë se rreth gjysma e të ardhurave në valutë të huaj të Koresë së Veriut vijnë nga “aktivitete keqdashëse kibernetike”.

Vendi ka pasur sanksione të rrepta ekonomike që pengojnë pjesëmarrjen e tij në tregtinë ndërkombëtare për dekada. Për të siguruar burime për programet e tij të mbrojtjes, bazuar në nevojën për një ushtri të fuqishme dhe sistemin ​​bërthamor, Pheniani ka përdorur strategji novatore, duke përfshirë kriptomonedhat, për të anashkaluar kufizimet.

Renditja rrjedh nga një analizë e Arkham Intelligence, një firmë që përdor Inteligjencën Artificiale për të gjurmuar pronësinë e kuletave anonime të valutave digjitale. Arkham vlerëson se Lazarus Group – një grup hakerash që dyshohet se është i lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut – mban rreth 1.2 miliardë dollarë në Bitcoin. Për krahasim, vlerëson se asetet e bitcoin të SHBA-së kanë vlerë mbi 17 miliardë dollarë dhe ato të Mbretërisë së Bashkuar mbi 5 miliardë dollarë.

Muajin e kaluar, FBI akuzoi Grupin Lazarus për vjedhjen e monedhës digjitale me vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë nga Bybit, një shkëmbim kriptovalutash me bazë në Dubai që u shërben mbi 60 milionë përdoruesve.

Besohet se hakerët kanë shfrytëzuar një transferim rutinë midis kuletave dixhitale për të ikur me rreth 401,000 monedha digjitale Ethereum. FBI tha se priste që Lazarus të pastronte fitimet e tij të paligjshme përmes kriptovalutave të ndryshme./E.T

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV