Teksa Kombëtarja shqiptare po përgatitet për debutimin e saj në Kualifikueset e Botërorit 2026, tifozët kuqezi kanë pushtuar rrugët e Londrës me daulle, këngë dhe valle.
Në një atmosferë të zjarrtë, shqiptarët kanë festuar në kryeqytetin anglez, duke krijuar një spektakël të veçantë para sfidës kundër Anglisë. Disa tifozë anglezë janë bashkuar në valle me shqiptarët, duke treguar një frymë miqësore dhe festive.
Ndeshja do të startojë në orën 20:45.