Rama kudo me ‘Zonjën Drejtësi’: Mbështesim reformën në drejtësi pavarësisht lajthitjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të PS për qarkun e Durrësit. Kreu i qeverisë foli sërish për reformën në drejtësi, ku shfaqi edhe foton e ‘Zonjës Drejtësi’ për të cilën tha se e merr kudo me vete. Rama shprehu edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë, duke thënë se ishte qeveria socialiste që ia dha shpatën dhe do jenë krah saj pavarësisht lajthitjeve të herëpashershme.

“BE për ne është një çështje jetike, sepse vetëm duke u bërë pjesë e BE ne si popull do të shpëtojmë nga kurthi i vazhdueshëm i historisë dhe nga hijet që na ndjekin nga mbrapa të historisë sonë për të na kthyer mbrapa. Vetëm duke u futur në BE do garantojmë disa gjëra shumë bazike që si kemi ende të garantuara për sa kohë mbeten çështje se kush qeveris këtu. Që nga liria individuale, tek barazia para ligjit që është gjëja më e rëndësishme dhe mund të garantohet vetëm duke u futur ne BE. Ne jemi për reformën në drejtësi, pavarësisht problematikave dh lajthitjeve të herëpashershme, por ne e kemi të ndarë këtë punë që ia kemi dhënë këtë shpatën që në histori e ka pas drejtësia, por në Shqipëri që nga 1912 e ka pasur qeveria”, tha Rama. /k.k

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV