Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit.
I rrethuar nga strukturat socialiste dhe kandidatët për 3 bashkitë e qarkut, kryeministri mbajti edhe fjalën para të pranishmëve, ku shfaqi dhe programin.
Rama tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin dhe gjeopolitikën. Ai i krahasoi me atë që ndodhi me Shqipërinë në vitin 1992, tranzicionin, nisjen e pluralizmit dhe zgjedhjet e para demokratike që u zhvilluan./k.k