SHBA godet Berishën: SPAK e akuzon për korrupsion, favorizoi familjen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e forcave të rendit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrim parash dhe krime ekonomike komplekse

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, në kapitullin për Shqipërinë, për vitin 2025, SHBA shprehin mbështetjen e tyre për SPAK, ndërkohë që i jepet një goditje kreu demokrat Sali Berisha, qoftë shpalljen ‘non grata’ ashtu edhe akuzën e SPAK, e konsideron sit ë ndikuar politikisht nga Soros.

Në raportin e DASH thuhet se “SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe sekuestrimet dhe kreu hetime financiare dhe pasurore paralele kur dyshonte për pasuri të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta.

Në vitin 2023, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi me arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të emëruarin sipas “Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të Departamentit të Shtetit, 2021”, neni 7031(c), Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK gjithashtu akuzoi dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin“,- thuhet në raportin e DASH.

SHBA godet Berishën në raportin e 2025: SPAK e akuzon për

Në vijim, raporti bën të qartë që Shqipëria duhet të vijojë me zbatimin e reformës në drejtësi, duke i dhënë një tjetër shuplakë Berishës, i cili pretendon shkrirjen e SPAK.

Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e forcave të rendit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrim parash dhe krime ekonomike komplekse. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të viteve 2016 dhe 2017“, thuhet në raport.

Lexo edhe :  Kamioni përplaset me ambulancën, katër të plagosur në Kryqëzimin e Vajkanit

Në vijim, DASH thekson se zyrtarët publikë janë të ndaluar të mbajnë sasi të mëdha parash të thata jashtë sistemit bankar. Ata duhet të deklarojnë pasuritë çdo vit dhe të deklarojnë trajtimin preferencial financiar dhe uzufruktin nga asetet. Kompanitë duhet të regjistrojnë pronarët përfitues (uzufruktierët) dhe llogaritë bankare.

Struktura e Posaçme e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka autoritetin për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve. Agjencitë e zbatimit të ligjit përdorin një ligj anti-mafia për të sekuestruar asetet e lidhura me trafikimin e drogës dhe të korrupsionit. Në maj të 2024, ministri i brendshëm njoftoi krijimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve. Kjo zyrë do t’i japë përparësi gjurmimit dhe sekuestrimit të aseteve dhe fondeve nga aktivitetet kriminale.

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë një traktat dypalësh për ndihmë juridike, megjithëse bashkëpunojnë bazuar në konventa shumëpalëshe dhe në bazë të mirëkuptimit dhe reciprocitetit. Një traktat dypalësh për ekstradimet është në fuqi. /    S,M

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon...

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale....

PD rrezikon edhe në listën e mbyllur, dy deputetët “e sigurt” mund të mos marrin mandatin

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu,...

PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt. Ish-deputeti i PS-së,...

I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV