Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg dëshirës për t’u bërë pjesë e arkivës së filmave të kinemasë botërore, pasi sipas statistikave është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve.

Sipas statistikave të vitit 2024 nga World Population Review, Shqipëria numëronte 20 mijë përdorues aktivë. Ndërkohë, sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi renditeshin të parafundit, ndërsa në vendin e parë ndodhej Serbia me 200 mijë përdorues. Më pas në listë renditej Maqedonia e Veriut me 50 mijë përdorues. Ndërkohë, Bosnje Hercegovina mbante numrin më të ulët të përdoruesve me vetëm 10 mijë të tillë.

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Por në fund të vitit 2024 këto statistika kanë pësuar ndryshime. Sipas Start.io Audiences, e cila mat në kohë reale përdoruesit e Netflix në shtete të ndryshme, rezulton se Shqipëria ka aktualisht 37,773 përdorues aktivë.

Këto statistika tregojnë se grupmosha që e përdor më së shumti Netflix-in është ajo 18-24 vjeç, e cila përbën rreth 48% të audiencës. Në vend të dytë renditet grupmosha 25-32 vjeç, që zë 35.2% të përdoruesve. Nga ana tjetër, kategoria e moshës 33-44 vjeç përfaqëson 8.8% të audiencës. Ndërkohë, dy grupmoshat me përqindjen më të ulët janë ajo 45-54 vjeç dhe 55+ vjeç, me përkatësisht 3.9% dhe 4.9% të audiencës shqiptare.

Një tjetër fakt interesant është se, sipas të dhënave, rezulton se nga këta përdorues 80.5% janë meshkuj dhe 19.5% janë femra.

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Gjithashtu transmetuesit e Netflix në Shqipëri kanë zgjedhur Samsung Galaxy A12 si pajisjen e tyre të zgjedhur.

Bazuar në këto të dhëna, “Scan Intel” ka analizuar se sa shpenzojnë shqiptarët për të parë filma në Netflix.

Lexo edhe :  Rritja e çmimeve/ Konsumatorët shqiptarë po orientohen drejt mallrave të lira

Një abonim në Netflix ka çmime të ndryshme, duke filluar nga €4.99, €7.99 dhe €9.99. Çmimi mesatar që shqiptarët shpenzojnë në bazë të këtyre vlerave është €7.65. Duke e shumëzuar këtë shifër me numrin e përdoruesve aktivë, rezulton se aktualisht shqiptarët në total paguajnë rreth €288,963 në muaj. Nëse ky numër mbetet i pandryshuar, rezulton që shqiptarët të shpenzojnë rreth 3.47 milionë euro në vit për këtë platformë.

Kjo shifër ndryshon vazhdimisht, pasi mund të ketë përdorues të rinj, por edhe një pjesë e tyre mund të ndërpresin abonimin.

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Vlen të theksohet dhe të merret në konsideratë “informaliteti i Netflix”, pasi një fenomen i zakonshëm është ndarja e llogarive, ku disa persona përdorin të njëjtën adresë për të kursyer para. Kjo praktikë është e përhapur, megjithëse Netflix ka filluar të zbatojë masa për të kufizuar ndarjen e llogarive jashtë familjes./   S,M

Të fundit

Anglia dyfishon shifrat ndaj Shqipërisë, realizon Kane

Angli 2-0 Shqipëri Shqipëria  përballet me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu...

E lidhur apo single?! Livia flet pa ‘doreza’, zbulon gjithçka rreth situatës me Mevlanin

Eftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe...

E rëndë! Shqiptari vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën!

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin Thannhausen, në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është...

Një burrë përpiqet të tallë një grua në një palestër dhe fundi është epik

Kjo video është bërë virale orët e fundit. Ky burrë donte të tregonte forcën e tij me këtë ushtrim deadlift dhe sfidoi vajzën.

Raporti/ Ndotja e ajrit dhe akustikës në Tiranë tejkalon standardet

Zona të ndryshme të kryeqytetit vazhdojnë të përballen me ndotje të ajrit dhe zhurmë që tejkalojnë normat e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Ndotja vjen...

Lajme të tjera

Web TV