S’ka struktura të dedikuara!/ Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orientimi në karrierë i individëve që përfundojë arsimin parauniversitar për të marrë vendime të mirëmenduara bazuar në aftësitë e tyre por edhe tendencat e tregut duket se nuk është një pikë e fortë e institucioneve në vend.

Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet pikërisht tek “Orientimi për Karrierë i të Rinjve në sistemin arsimor parauniversitar” vlerëson se institucionet e përfshira në proces në hierarkinë nga Ministria e Arsimit e deri tek institucionet e tjera të varësisë më periferike nuk rezulton të kenë qenë shumë efektive në këtë proces.

“Procesi i orientimit për karrierë i nxënësve nga institucionet përgjegjëse të sistemit të arsimit parauniversitar nuk ka rezultuar efektiv, si pasojë veçanërisht e mungesës së strukturave të dedikuara në institucionet përgjegjëse.

Në strukturën dhe organikën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, miratuar me Urdhrin e Ministrit30, nuk ka njësi të dedikuara për orientimin e karrierës, gjë e cila pasqyrohet dhe në rregulloren e brendshme të institucionit” thuhet në raportin e audimit.

I njëjti dokument specifikon në institucionet e varësisë ka një mungesë të stafit të dedikuar që ketë detyrë e ka si pjesë të përshkrimit të punës duke e ngarkuar përgjegjësinë në punonjës të caktuar.

Konkretisht raporti citon se “edhe në institucionet e varësisë, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar, nuk ka njësi të veçanta për orientimin e karrierës, por ky proces realizohet nga punonjës të stafit të caktuar nga eprorët, jashtë përshkrimit të tyre të punës.

Në institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë, nuk ka struktura të posaçme të angazhuara me administrimin e procesit të orientimit të karrierës, ndërsa në Arsimin e Mesëm të Ulët ka filluar të institucionalizohet ky proces me daljen e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 600, datë 19.10.2023”.

Lexo edhe :  “Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 17 Mars 2025

Pikërisht një tablo si kjo sipas KLSH ka bërë që orientimi në karrierë të mos ketë një qasje të qartë të kësaj politike dhe rezultate konkrete duke e lënë më shumë atë në një zhvillim spontan që ndër të tjera ka krijuar edhe mbingarkesë të punonjësve të sistemit parauniversitar dhe moseficiencë në punë. /Monitor/    S,M

Të fundit

Fleta gargantuane dhe 140 deputetët e tepërt!

Nga Ben Andoni Fleta e votimit me përmasa gjigande e Qarkut të Tiranës, e vlefshme më shumë për koleksionistët, në...

Lajmi që prisnim në mes të marsit për Berishën nga Uashingtoni erdhi!

Nga Mero Baze Raporti pasqyron punën e gjithë qeverive në botë në luftën me pastrimin e parave dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar...

“Për kokë të djemve…”/ Kush e bëri Gertën që të shpërthejë në lotë

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” është përfshirë sot në disa debate të forta mes banorëve. Gerta ka diskutuar me...

Ndahet “torta” e fushatës/ KQZ ndan paratë, 131 milionë lekë për 11 parti

131 milionë lekë u janë vendosur në dispozicion 11 partive politike vetëm për fushatën zgjedhore parlamentare. Nga torta e fondeve, Partia Socialiste e cila përfaqëson...

Cilat janë sektorët me pagat më të larta në privat?

Paga mesatare në sektorin financiar, në fund të viti 2024 arriti në 163 mijë lekë. E ndjekur nga sektori informacion/ komunikacion ku paga mesatare...

Lajme të tjera

Web TV