Zjarr i madh në Londër, shkatërrohet nënstacioni, mbyllet aeroporti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një nënstacion elektrik në Londër, duke lënë pa energji një prej aeroporteve më të mëdha në vend atë të Heathrow.

Për këtë arsye, për motive sigurie autoritetet në Heathrow kanë vendosur që të ndalojnë punën deri në mesnatën e ditës së premte.

“Heathrow po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme të energjisë në të gjithë aeroportin për shkak të një zjarri të madh në një nënstacion elektrik aty pranë.

Ndërsa ekuipazhet e zjarrfikësve po i përgjigjen incidentit, ne nuk kemi qartësi se kur mund të rikthehet energjia në mënyrë të besueshme.

Për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim Heathrow deri në orën 23:59 më 21 mars 2025”, shkruhet në njoftim.

Zjarri në Hayes ka lënë gjithashtu mijëra shtëpi pa energji dhe ka bërë që rreth 150 njerëz të evakuohen nga zonat përreth. Shkaqet e tij janë ende të paqarta.

Qindra zjarrfikës janë angazhuar për të vënë flakët në kontroll, teksa Rrjeti Kombëtar po punon për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.

Heathrow është aeroporti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 1300 ulje dhe ngritje çdo ditë. Një rekord prej 83.9 milionë pasagjerësh kaluan nëpër terminalet e tij vitin e kaluar. /e.t

Të fundit

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes, kandidati i PD bllokon me makinë derën e QV

Procesi i votimit në Karbunarë të Lushnjes është pezulluar përkohësisht, pasi kandidati i Partisë Demokratike ka bllokuar me automjet...

Gonzato nga Durrësi: Ecuria e zgjedhjeve, e rëndësishme për procesin e anëtarësimit në BE

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur për mediat nga Durrësit, ku edhe vëzhgoi ecurinë në një nga qendrat e votimit. Gonzato...

Flamur Noka kërcënon qytetarët në Vorë/ PD të deklarojë humbjen, është një kapitullim!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kërcënuar me tone shumë të ashpra disa qytetarë në një qendër votimi në Vorë. Megjithëse ky...

Vota e diasporës, afati i fundit i pranimit të zarfeve deri në 19:00!

Të paktën 187,916 vota nga diaspora kanë mbërritur deri më tani. Afati i fundit i pranimit të zarfeve është ora 19:00, më pas asnjë...

‘Jam duke mbledhur informacion’/ Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në njësinë numër 10 në Tiranë ku po votohet në...

Lajme të tjera

Web TV