Aksidenti me 4 viktima, lihet në burg shoferi i betonieres

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë që tragjikisht ndërruan jetë, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg për 24-vjeçarin, duke pranuar kërkesën e prokurorisë që e akuzon për tre vepra penale, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Katër të rinjtë ndërruan jetë tragjikisht në një aksident të rëndë të ndodhur në zonën e Fushë-Prezës, në afërsi të mesnatës së 19 marsit. Ata udhëtonin me një automjet tip Benz që u përplas me betonieren që drejtohej nga 24 vjeçari Aleksandër Krrashi. Ky i fundit menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja, për t’u ndaluar pak minuta më vonë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 minuta të së mërkurës. Viktimat janë të moshës 20 deri në 25 vjeç. Enejdi Laçi, vëllai i tij Erildi Laçi, kushëriri dhe shoku i tyre Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti.

Ata ishin duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin pritur të vinte nga Gjermania, njëri prej dy vëllezërve, 20-vjeçari Erildi Laçin. /k.k

Të fundit

Kur fëmija rritet në heshtje

Nga Lutfi Dervishi Në orët e para të mëngjesit, policia hyn me forcë në shtëpinë e familjes Miler, duke arrestuar...

Formula 1, McLaren dominon edhe në çmimin e madh të Kinës, keq Ferrari

Ashtu si parashikohej, McLaren dominoi edhe në Çmimin e Madh të Kinës. Oscar Piastri fitoi etapën e dytë të Botërorit 2025, duke kaluar në...

I vendosi gjobë, rrihet polici në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i cili akuzohet se ushtroi dhunë ndaj një oficeri policie. 31 vjeçari D.D. dyshohet se...

Trump: Nëse i kanë dhënë Nobelin Obamës, pse jo mua?

Donald Trump synon të fitojë Çmimin Nobel për Paqen. Në një intervistë për portalin e lajmeve OutKick, presidenti amerikan e krahasoi veten me paraardhësin e...

‘Parkime gjatë gjithë vijës bregdetare’/ Rama në Vlorë tregon projektin, mbi dhe nëntokë!

Kryeministri Edi Rama tha se në vijim do t'i jepet fund dhe informalitetit për apartamentet dhe shtëpitë me qira. Ana tjetër e medaljes që duhet të bashkëpunojë me shoqatat...

Lajme të tjera

Web TV