Gruemira, fshati i kanabisit mjekësor! Malësia e Madhe bëhet epiqendra e kultivimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria Shqiptare ka miratuar zonat ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, me Malësinë e Madhe si zonën kryesore në veri të vendit.

Ky vendim vjen në një kohë kur tregjet europiane dhe amerikane të bimëve medicinale janë të tejngopura, duke lënë fermerët vendas në vështirësi. Për këtë arsye, agronomi Kujtim Rrukaj e sheh kanabisin medicinal si një mundësi të re për ta.

Ligji për kultivimin e kërpit industrial u miratua për herë të parë në vitin 2001, por ngatërresa mes tij dhe kanabisit sativa ka sjellë pasoja të rënda për fermerët.

Më shumë se 50 banorë të Malësisë së Madhe përfunduan në burg dhe kaluan vite të tëra në dyert e gjykatave, pasi u akuzuan se nuk kultivonin kërp industrial, por kanabis me përmbajtje të lartë THC.

Ramadan Mema, banor i Malësisë së Madhe dhe një nga specialistet me të vjetër të shkencave bujqësore, e mbështet këtë iniciativë dhe shprehet i gatshëm që pronat e tij t’i vërë në dispozicion për kultivimin e kësaj bime.

Në 11 nga 17 zonat e miratuara, Gruemira në Malësinë e Madhe bëhet epiqendra e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tone.

Ky vendim hap një kapitull të ri për këtë zonë, që deri dje njihej më shumë për bujqësinë tradicionale ndërsa Shqipëria hedh hapat e parë drejt një industrie të re ku kanabisi nuk do të jetë me, thjesht një histori e kronikës së zezë./k.k

Të fundit

Kryetarja e Bashkisë Roskovec paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Irani paralajmëron SHBA-në: Trump bixhozxhiu! Ju e nisët luftën, ne do e përfundojmë

Irani sapo ka lëshuar një paralajmërim tjetër kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku thuhet se SHBA-të do të përballen me një përgjigje ndaj...

Si mund të kundërpërgjigjet Irani

Nga Colin P. Clarke* Pas më shumë se një jave bombardimesh izraelite ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara u përfshinë gjithashtu në konflikt, duke goditur objektet...

“Kupola e Artë”, projekti herkulian dhe i pasigurt

France-Presse “Kupola e Artë”, mburoja anti-raketore e dëshiruar nga Donald Trump për të shenjtëruar territorin amerikan, përbën një projekt herkulian në nivelin teknologjik dhe financiar,...

Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit

Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj pasi lundroi në një zonë të ndaluar në bregdetin e Velipojës. Në njoftimin zyrtar...

Lajme të tjera

Web TV